mot stabil e me diell deri ne fundjave temperaturat ne rritje deri ne 18c 6914ea501b321

Mot stabil e me diell deri në fundjavë, temperaturat në rritje deri në 18C

November 12, 2025
1 minut lexim

Mendimi për motin – 12.11.2025

Mot kryesisht me diell po parashihet për ditën e enjtë, megjithëse mjegulla që formohet ultësirave orëve të mëngjesit mund të mbetet më gjatë deri nga mesdita.

Temperaturat minimale zbresin në 0C e 3C, e ato maksimale vazhdojnë me një rritje graduale deri në 14C e 16C. Dominojnë qetësitë, e ditën frynë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme, 1-4m/s.

Ditëve vijuese duke shkuar nga fundjava do të vazhdoj të mbretëroj mot stabil, me kthjellime e diell. Mëngjeset mbesin të ftohta, me minimale që zbresin fare pranë 0C, derisa ditën maksimalet po parashihet të jenë me trend të rritjes graduale deri në 16C e 17C të dielen, lokalisht deri në 18C.

Të hënën më pas kalojnë më shpesh vransira, por mbetet ende butë. Do të dominojnë qetësitë, e ditën frynë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme. Të dielen pritet një fuqizim i erërave jugore që frynë edhe mesatare deri në 6m/s.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

lufta ne rusi mbi 200 keniane ne radhet e ruseve reagon ambasada e kenias ne moske 18 mije dollare per kostot e vizitave 6914e525c6c56
Lajmi i mëparshëm

Lufta në Rusi/ Mbi 200 kenianë në radhët e rusëve, reagon ambasada e Kenias në Moskë: 18 mijë dollarë për kostot e vizitave

aimee osbourne shfaqet rralle ne publik relaksohet ne nje sallon luksoz ne beverly hills 6914eb7210517
Lajmi i radhës

Aimee Osbourne shfaqet rrallë në publik — relaksohet në një sallon luksoz në Beverly Hills

Të fundit nga

ShkoLartë