mot me vranesira te ndryshueshme me reshje lokale te shiut dhe bores ne pjeset malore 6958d593544a9

Mot me vranësira të ndryshueshme me reshje lokale të shiut dhe borës në pjesët malore

January 3, 2026
1 minut lexim

Shkup, 3 janar – Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme. Në pjesët perëndimore priten reshje të përkohshme lokale të shiut, ndërsa në pjesët më të larta të borës. Do të fryjë erë mesatare, në disa vende erë e përkohshme e përforcuar nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval nga -8 deri në 1 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 6 deri në 12 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, me shi të përkohshëm të dobët në pjesë të luginës. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të bie deri në -4 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 8 gradë.

Nga DPHM informojnë se nën ndikimin e aktivitetit të ciklonit, në ditët në vijim moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme lokale të shiut. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi jugor, ndërsa temperatura do të jetë në rritje. 

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ellen degeneres ngjall shqetesime per humbjen e peshes pas rikthimit ne shba 6958d0b36d14e
Lajmi i mëparshëm

Ellen DeGeneres ngjall shqetësime për humbjen e peshës pas rikthimit në SHBA

protesta e fermereve ne greqi pritet te bllokohet per rreth 3 ore aksi rrugor kakavije janine do te lejohen vetem 6958e356a7b97
Lajmi i radhës

Protesta e fermerëve në Greqi/ Pritet të bllokohet për rreth 3 orë aksi rrugor Kakavijë–Janinë, do të lejohen vetëm…

Të fundit nga

Formacionet Espanyol – Barcelona

FC Barcelona ka publikuar formacionin zyrtar për ndeshjen e javës së 18-të të La Ligës ndaj Espanyolit, e cila zhvillohet sonte nga ora 21:00 në RCDE Stadium. Trajneri ka zgjedhur këtë 11-she
ShkoLartë