mot me stabil nga dita e premte temperatura deri ne 30c ne fundjave 68c32d5366fed

Mot më stabil nga dita e premtë, temperatura deri në 30C në fundjavë

September 11, 2025
1 minut lexim

Ditën e premtë po parashihet stabilizim i kushteve atmosferike. Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave e luginave të lumenjëve shfaqen kushte për mjegull, e gjatë ditës do të ketë më shumë intervale me diell.

Pasdite zonave malore, nuk duhet përjashtuar mundësia që me zhvillime të vransirave lokale, të shfaqen riga lokale shiu. Temperaturat minimale zbresin në 12C e 15C, derisa ato maksimale shkojnë deri në 27C e 29C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja, 5-9m/s.

Mot shumë i ngrohtë dhe i nxehtë po parashihet ditëve të fundjavës, me maksimale prej 29C e 30C. Të shtunën do të mbetet kryesisht me diell. Ditën e diel pasdite shtohen vransira, e më vonë gjatë natës në kalimin mëngjesin e së hënës, paraqiten kushte për të reshura shiu.

Ditën e hënë pasdite më pas sërish priten intervale me diell, mirëpo temperaturat pësojnë rënie deri në 23C e 25C. Kryesisht me diell parashihet nga dita e martë. Minimalet pritet të zbresin deri në 10C, mëngjesin e së martës. Erërat frynë nga jugu e jugperëndimi gjatë fundjave 3-10m/s. Nga dita e hënë ndryshojnë drejtimin në veriore e verilindore.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

autoritetet ruse perfshijne shkrimtarin dmitry bykov ne listen e terroristeve dhe ekstremisteve 68c328272eb40
Lajmi i mëparshëm

Autoritetet ruse përfshijnë shkrimtarin Dmitry Bykov në listën e “terroristëve dhe ekstremistëve”

margot robbie shkelqen me nje fustan transparent mahnites ne premieren e filmit 68c32e7181239
Lajmi i radhës

Margot Robbie shkëlqen me një fustan transparent mahnitës në premierën e filmit

Të fundit nga

Horoskopi ditor, 10 dhjetor 2025!

Dashi (21 Mars – 19 Prill) Energjia e ditës të shtyn të marrësh iniciativa të reja. Në punë pritet një propozim interesant, ndërsa në jetën personale surprizat pozitive nuk mungojnë. Demi (20
ShkoLartë