mot me reshje te enjten shira te dendura dhe bore ne disa rajone 68dda78ea7018

Mot me reshje të enjten: Shira të dendura dhe borë në disa rajone

October 2, 2025
1 minut lexim

Kosova pritet të përfshihet nga kushte të këqija atmosferike të enjten, me reshje të dendura që fillimisht do të jenë shi, por që gradualisht do të kthehen në borë në disa zona të ulëta të vendit.

Sipas parashikimit të MeteoKosovës, dita e enjte do të jetë e vranët me reshje të vazhdueshme atmosferike që do të fillojnë në formë shiu në pjesën më të madhe të territorit.

Zonat malore do të jenë të parat që do të përjetojnë reshje në formë bore që në orët e para të ditës. Megjithatë, gjatë pasdites dhe mbrëmjes, reshjet pritet të shndërrohen në shqotë dhe borë edhe në disa zona të ulëta, veçanërisht në Rrafshin e Kosovës.

Intensiteti më i madh i reshjeve parashikohet të ndodhë gjatë orëve të mbrëmjes dhe natës, me përqendrim të veçantë në zonat juglindore, lindore dhe verilindore të vendit.

MeteoKosova paralajmëron mundësinë e vërshimeve lokale si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të shiut, ndërsa në zonat ku do të ketë reshje bore pritet të formohen shtresa bore.

Kushtet atmosferike do të shoqërohen edhe me erë të fuqishme nga drejtimi verior, e cila herë pas here pritet të arrijë shpejtësi prej 15 deri në 45 kilometra në orë.

Temperaturat do të pësojnë një ulje të theksueshme, me vlera minimale që do të lëvizin prej 4 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 5 deri në 8 gradë. Gjatë orëve të pasdites, temperaturat do të vazhdojnë të ulen edhe më tutje.

Qytetarët këshillohen të marrin masa paraprake për kushtet e këqija të motit, veçanërisht ata që udhëtojnë në zonat malore dhe rrugët që priten të preken nga reshjet e borës.

MeteoKosova do të vazhdojë të monitorojë situatën dhe të informojë publikun për çdo ndryshim të mundshëm në kushtet atmosferike.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

jane goodall studiuesja pionere e shimpanzeve vdes ne moshen 91 vjecare 68dda093e95e6
Lajmi i mëparshëm

Jane Goodall, studiuesja pionere e shimpanzeve vdes në moshën 91-vjeçare

rita ora ne paris fashion week shkon pa jeleke thekson thithat 68dda897d07e4
Lajmi i radhës

Rita Ora në “Paris Fashion Week” shkon pa jelekë, thekson thithat

Të fundit nga

ShkoLartë