mot i paqendrueshem parashikimi per diten e sotme ne shqiperi 68dcda39b1790

Mot i paqëndrueshëm, parashikimi për ditën e sotme në Shqipëri!

October 1, 2025
1 minut lexim

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare deri të dendura, më të theksuara pas orëve të mesditës, megjithatë nuk mungojnë intervale të herëpashershme me kthjellime, kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore.

Reshjet e shiut pritet të nisin fillimisht përgjatë zonës lindore në orët e mesditës, me intensitet të ulët, ndërsa gradualisht reshjet do të shpërndahen në pothuajse të gjithë territorin me intensitet të ulët si dhe lokalisht shtrëngata.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim, me shpejtësi mesatare 8m/s,ndërsa në lugina dhe bregdet, kryesisht në veri era hera-herës do të arrijë shpejtësi 8-16m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 2-3 ballë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

vlen mbreme zemra e shqiptareve rrahu aq fort saqe asnje salle nuk i mbante dot 68dcd8d900935
Lajmi i mëparshëm

VLEN: Mbrëmë zemra e shqiptarëve rrahu aq fort, saqë asnjë sallë nuk i mbante dot

mourinho pasi u kthye ne stamford bridge nuk ushqehem me kujtime por me fitore 68dcda95c188f
Lajmi i radhës

​Mourinho pasi u kthye në “Stamford Bridge”: Nuk ushqehem me kujtime por me fitore

Të fundit nga

Lily Allen mahnit me stilin e saj në Itali

Lily Allen ndau një vështrim nga pas-festat luksoze të shfaqjes së Valentino-s në Romë, duke postuar një album me momente argëtuese nga Italia në Instagram të premten. Këngëtarja 40-vjeçare zgjodhi një fustan
ShkoLartë