mot i paqendrueshem me vranesira dhe reshje shiu gjate gjithe dites 69c0eb192776f

Mot i paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu gjatë gjithë ditës

March 23, 2026
1 minut lexim

Këtë të hënë (23 mars) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshjet e shiut parashikohen të bëhen prezente në orët e para të ditës, fillimisht me intensitet të ulët përgjatë Ultësirës Perëndimore.

Gradualisht në orët e mesditës e në vijim reshjet e shiut parashikohen të shtrihen edhe në pjesën tjetër të territorit, në mënyrë të herëpashershme me intensitet të ulët si dhe shtrëngata afatshkurtra kryesisht në malësitë e vendit.

Në orët e mbrëmjes reshjet e shiut humbasin intensitet dhe mbeten të dobëta në jug e lokalisht në verilindje në male.

Në relievet malore në veri-lindje-juglindje në lartësitë mbi 1000-1200 metër parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s ndërsa deti do të jetë i valëzimit në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-2 ballë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

biseda trump starmer zgjati 20 minuta dhe ishte konstruktive 69c0e93951a68
Lajmi i mëparshëm

Biseda Trump-Starmer zgjati 20 minuta dhe ishte ‘konstruktive’

37 vjet nga demonstratat kunder suprimimit te autonomise se kosoves 69c0eb54e75d3
Lajmi i radhës

​37 vjet nga demonstratat kundër suprimimit të autonomisë së Kosovës

Të fundit nga

ShkoLartë