mot i ndryshueshem me vranesira dhe reshje lokale shiu 6adf0a182471e

Mot i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale shiu

October 26, 2026
1 minut lexim

Sot moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe me reshje lokale të herëpashershme shiu. Paradite, në disa lugina do të ketë kushte për paraqitjen e mjegullës.

Sipas sinoptikëve, do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa në disa vende përgjatë luginës së Vardarit, herë pas here do të ketë erë të përforcuar nga drejtimi verior (mbi 50 km/h).

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 5 deri në 11, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 14 deri në 20 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, ndërsa paradite do të ketë kushte për paraqitjen e mjegullës. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri në 10, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 16 gradë.

Nga e marta do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe kryesisht i qëndrueshëm. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa të hënën dhe të martën, në disa vende përgjatë luginës së Vardarit, herë pas here do të ketë erë të përforcuar nga drejtimi verior. Të premten dhe gjatë fundjavës do të ketë kushte për reshje shiu

Burimi:TV21

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gjykata supreme zgjat per dy ore zgjedhjet ne brazil ja kur pritet te dale rezultati i perballjes se lules me djalin e bolsonaros 6ade9ac04a981
Lajmi i mëparshëm

Gjykata Supreme zgjat për dy orë zgjedhjet në Brazil, ja kur pritet të dalë rezultati i përballjes së Lulës me djalin e Bolsonaros

avokatja e arlindes kishte dorezuar ankese disiplinore ndaj prokurores 6adf0ad2d367e
Lajmi i radhës

Avokatja e Arlindës kishte dorëzuar ankesë disiplinore ndaj prokurores

Të fundit nga

Dj Dagz humb personin e zemrës

Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhur sot në familjen e tij. Ai ka bërë të ditur se babai i tij, i cili ishte

Trump: Marrëveshje me Iranin ose shkatërrim ushtarak

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara ndodhen përballë një zgjedhjeje vendimtare lidhur me Iranin: arritjen e një marrëveshjeje diplomatike ose përfundimin e konfliktit përmes forcës ushtarake. Në një
ShkoLartë