Ditën e hënë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta deri mesatare, kryesisht në zonat lindore dhe jugore të vendit.
Era do të fryjë me drejtim verilindje–lindje, me shpejtësi mesatare rreth 8 m/s. Përgjatë vijës bregdetare në veri dhe në zonat luginore, era pritet të jetë më e fortë, duke arritur shpejtësi deri në 16 m/s.
Në det, valëzimi do të jetë i forcës 2–3 ballë.
Top Channel
Burimi: top-channel.tv


