mot i keq me stuhi ne disa rajone te frances italise dhe britanise 68ae2a9497dbf

Mot i keq me stuhi në disa rajone të Francës, Italisë dhe Britanisë

August 26, 2025
1 minut lexim

Ndërkohë që disa vende vijojnë luftën me zjarret, një pjesë tjetër po përballen me stuhi të forta.

Një dallgë jashtëzakonisht e fortë goditi këtë të martë bregdetin e Francës, me valë deri në pesë metra. Autoritetet urdhëruan menjëherë mbyllen e plazheve për të mbajtur të sigurt pushuesit, ndërsa helikopterët e sigurisë po monitorojnë gjithë vijën bregdetare.

Itali po përballet gjithashtu me një stuhi të fortë, me shi, breshër dhe erëra që tejkalojnë 100 kilometër për orë, që ka shkaktuar dëme të mëdha e shkatërrim në shumë zona. Përmbytje, qindra pemë të rrëzuara, dhjetëra automjete të dëmtuara dhe dëme në resortet e plazheve dhe të mbjellat, ndërkohë që operacionet e shpëtimit janë në terren. Në rajonin e Emilia-Romagna po përgatitet të shpallet gjendja e emergjencës.

Autoritetet në Britaninë e Madhe kanë dhënë alarmin për një stuhi të fortë, me gjatësi mbi 800 kilometra, që pritet të godasë këtë fundjave. Sipas autoriteteve, stuhia me valë masive po i afrohet vendit dhe pritet të fillojë të premten.

Një stuhi e pazakontë rëre, e njohur në meteorologji si habub, goditi të hënën në mbrëmje edhe zonën metropolitane të Phoenix, në Arizona, duke shkaktuar rrëzimin e pemëve, dëme të mëdha materiale dhe ndërprerje të energjisë elektrike. Në aeroportin Sky Harbor të Phoenix, një urë u shkatërrua nga erërat me shpejtësi 112 km/orë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

apple njofton per nje perditesim urgjent kontrolloni cilesimet 68ae2a4eb325a
Lajmi i mëparshëm

Apple njofton për një përditësim urgjent: Kontrolloni cilësimet

historike skuadra kazake eliminon fituesin e tripletes dhe kualifikohet per here te pare ne fazen e grupeve te champions league 68ae2b513871d
Lajmi i radhës

Historike! Skuadra kazake eliminon fituesin e Tripletës dhe kualifikohet për herë të parë në fazën e grupeve të Champions League

Të fundit nga

ShkoLartë