Bejtush Gashi, ish ministër i Punëve të Brendshme, ka folur për mos ngritjen e një aktakuze deri tani nga institucionet e drejtësisë në Kosovë për rastin e sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit në Varagë një vit më parë.
Në emisionin “Info Magazine”, ai ka theksuar se çështja në fjalë është komplekse dhe se në këtë mund të ketë ndikuar edhe raporti me institucionet ndërkombëtare.
“Mbështetur në kompleksitetin ky akt që ka pasë fatkeqësisht procesi i hetimeve zgjat për faktin se ky nuk ka qenë një akt i thjeshtë ka qenë një akt kundër infrastrukturës kritike që në aspektin zingjiror ka efekt në disa fusha”.
“Ky kompleksitet vjen edhe si pasojë i raporteve që tani kemi me institucionet ndërkombëtare”, ka thënë Gashi.
Burimi: botasot.info


