mos u habitni nese gazmend halilaj reagon pas arrestimit te fatmir shehollit jep paralajmerim per 68e782c26cdaa

“Mos u habitni nëse…” Gazmend Halilaj reagon pas arrestimit të Fatmir Shehollit: Jep paralajmërim për…

October 9, 2025
1 minut lexim

Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me AKI-në dhe prokurorinë ka arrestuar sot Fatmir Shehollin.

Sheholli është arrestuar me dyshimet e bazuara për përshirje në spiunazh.

Njoftimin e ka bërë ministri në detyrë i punëve të brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ka kërkuar trajtim institucional me seriozitet të lartë të këtij rasti, i cili përbën një nga aktet më të rënda ndaj sigurisë dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.

Ndërsa, i menjëhershëm ka qenë reagimi i avokatit Gazmend Halilaj.

Ai përmes një shkrimi të shkurtër në Facebook, ka ironizuar me lajmin, madje ka shkruar se pret që organizatat e luftës të protestojnë për të.

“Mos u habitni, nëse Organizatat e luftës së UÇK-PDK-së, organizojnë protestë për liderin shpirtëror të tyre, tani të prangosur”, ka shkruar Halilaj duke shpërndarë lajmin e arrestimit të Fatmir Shehollit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vdes papritur trajneri i skuadres se njohur 68e782b380231
Lajmi i mëparshëm

Vdes papritur trajneri i skuadrës së njohur

pas vrasjes se gjyqtarit kalaja vijon pezullimi i gjyqeve ne durres nuk do te zhvillohen seanca as neser 68e7836415ce5
Lajmi i radhës

Pas vrasjes së gjyqtarit Kalaja, vijon pezullimi i gjyqeve në Durrës, nuk do të zhvillohen seanca as nesër

Të fundit nga

ShkoLartë