mos jane martuar rihanna dhe aap rocky dhe ne nuk dime gje 690713b63b2f1

Mos janë martuar Rihanna dhe A$AP Rocky dhe ne nuk dimë gjë?

November 2, 2025
1 minut lexim

Rishtazi, A$AP Rocky ka ndezur thashethemet se ai dhe Rihanna janë martuar fshehurazi! Reperi i “Praise the Lord” iu referua vetes si “bashkëshorti i Rihanna-s” në një intervistë të re për Perfect Magazine.

“Të jem baba, partner dhe bashkëshort i dashur në familjen time është ajo që më bën vërtet të lumtur,” – tha ai, teksa fliste me buzëqeshje për tre fëmijët dhe Riri-n.

Rocky shpjegoi më tej se “rritja e familjes është ajo që e mban të frymëzuar në artin e tij”.

“Ja çfarë më motivon, sinqerisht! Mundësia për t’u shprehur në mënyrë kreative, për të qenë një njeri familjar dhe për të qenë një artist,” – tha ai.

Kjo nuk është hera e parë që reperi 37-vjeçar ka lënë të kuptohet se ai dhe këngëtarja e “Diamonds”, gjithashtu mund të jenë martuar. Në një intervistë për Elle, muajin e kaluar, atij iu bë pyetja nëse ishte gati të bëhej bashkëshort,dhe ai u përgjigj:
 
“Nga e di ti që nuk jam tashmë bashkëshort?”
 
Më pas shtoi duke qeshur: “Ende nuk do ta konfirmoj.”
 
Rihanna dhe Rocky nisën të dilnin në vitin 2020, pas shumë vitesh miqësie dhe bashkëpunimesh. Dy vjet më vonë, ata ngjallën zëra për një fejesë, kur Rihanna u pa me një diamant gjigant në gishtin e unazës së dorës së majtë.
 
Në maj të po atij viti, çifti mirëpriti fëmijën e parë, djalin RZA. Në shkurt të vitit 2023, Rihanna njoftoi se ishte shtatzënë për herë të dytë gjatë performancës në Super Bowl. Çifti mirëpriti djalin e dytë, Riot më 3 gusht të vitit 2023.
 
Pas paraqitjes së saj në tapetin e kuq të Met Gala 2025, ajo zbuloi se ishte shtatzënë me fëmijën e tretë. Rihanna konfirmoi se kishte lindur një vajzë, Rocki Irish Mayers më 13 shtator, duke publikuar një foto me bebushen e porsalindur.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

lamtumira per fatos nanon xhoana nano mban fjalen ne emer te familjes 690710778d8f9
Lajmi i mëparshëm

Lamtumira për Fatos Nanon/ Xhoana Nano mban fjalën në emër të familjes

identifikim i dyfishte ne vendvotim me pasaporte ose leternjoftim 69071d3437f7c
Lajmi i radhës

Identifikim i dyfishtë në vendvotim, me pasaportë ose letërnjoftim

Të fundit nga

Bytyqi: Duhet të rritet paga minimale

1 Shkup, 5 dhjetor – Fatmir Bytyqi, deputet i LSDM-së, në emisionin “Biznis21” në TV21 theksoi rëndësinë e rritjes së pagës minimale në vend. “Po, paga minimale duhet të rritet. Edhe bizneset
ShkoLartë