mos e merrni stresin ne shtepi si te mos mendoni per punen ne fundjave 68f331128d73c

Mos e merrni stresin në shtëpi: Si të mos mendoni për punën në fundjavë

October 18, 2025
min lexim

Gjetja e ekuilibrit të duhur mes suksesit profesional dhe kohës personale është shpesh një sfidë e madhe, thuajse e pamundur, por jo e paarritshme.

Sipas ekspertes së karrierës Emily Durham, nëse keni vështirësi të vendosni kufij mes punës dhe jetës personale, filloni nga fundjavat. Fokusohuni te mënyrat si mund të ndaloni së menduari për punën gjatë këtyre ditëve të lira.

Më poshtë janë tre strategji që ekspertët rekomandojnë për t’u shkëputur mendërisht nga puna gjatë fundjavës:

1. “Pastroni” email-et dhe përfundoni detyrat para se të mbyllni javën

Për të pasur një fundjavë të qetë, duhet të përgatiteni që të premten. Para se të largoheni nga puna, organizoni kutinë postare dhe listën e detyrave. Nuk është e nevojshme t’i përgjigjeni çdo email-i, mjafton të përcaktoni prioritetet dhe të arkivoni pjesën tjetër në një dosje që mund ta hapni të hënën.

Durham thekson rëndësinë e krijimit të një ndjesie “mbylljeje” para se të shkëputeni nga kompjuteri i punës të premten. Mos harroni të fikni ose të çaktivizoni njoftimet nga aplikacionet e punës. Sa më të qarta të jenë kufijtë që vendosni mes karrierës dhe kohës personale, aq më shumë i jepni mundësi mendjes dhe trupit tuaj të çlodhen.

2. Planifikoni diçka konkrete për të premten në mbrëmje

Fundjava fillon që të premten pasdite, prandaj mos e lejoni që ajo të shkojë dëm. Shpesh, përpiqemi të përfundojmë çdo detyrë të premten dhe përfundojmë duke punuar më shumë se zakonisht, duke hyrë në fundjavë të lodhur dhe pa energji.

Ekspertët e karrierës këshillojnë të bëni plane specifike për të premten në mbrëmje, qoftë një kafe me miqtë, një aktivitet relaksues apo edhe një takim te estetistja juaj. Këto plane do t’ju motivojnë të mbyllni detyrat në kohë dhe të largoheni nga puna pa ndjesi faji apo pasiguri.

3. Fikeni telefonin e punës

E kemi thënë dhe e themi sërish: vendosni kufij të qartë. Pse të mbani kontakt me punën në fundjavë, kur është koha për të pushuar dhe për t’u marrë me veten dhe të dashurit tuaj?

Kur themi “telefoni i punës”, nuk nënkuptojmë vetëm një pajisje fizike, por çdo aplikacion, njoftim apo email që ju kthen mendërisht te puna. Fikeni ose vendosini në heshtje/mute. Sa më të fortë të jenë kufijtë që vendosni mes punës dhe jetës suaj personale, aq më shumë i jepni vetes hapësirë për të rifituar energjinë.

Mos punoni falas në fundjavë. Mos sakrifikoni jetën personale për email-e që mund të presin të hënën.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

takimi trimp zelensky presidenti ukrainas diskutuam per raketat tomahawk por shba te nuk duan pershkallezim te konfliktit 68f32ac5d9e0b
Lajmi i mëparshëm

Takimi Trimp-Zelensky, presidenti ukrainas: Diskutuam për raketat Tomahawk, por SHBA-të nuk duan përshkallëzim të konfliktit

tritan shehu kunder ligjit per barazine gjinore 22 amendamentet e ps mashtrim qe duhet hedhur ne kosh 68f343b57ca46
Lajmi i radhës

Tritan Shehu kundër ligjit për barazinë gjinore: 22 amendamentet e PS, mashtrim që duhet hedhur në kosh

Të fundit nga

ShkoLartë