Pesë persona kanë marrë peng për disa orë një 27-vjeçar. Mësohet se ata e kanë dhunuar fizikisht atë në një apartament që t’u jepte 5 mijë euro. Policia i ka identifikuar të gjithë autorët, teksa ka vënë në pranga dy prej tyre dhe kanë shpallur në kërkim tre të tjerë. Dy prej të shpallurave në kërkim janë vajza.
Policia njoftoi se kanë arrestuar edhe babain e një prej autorëve. Atij iu gjet në banesë një pistoletë dhe municion luftarak.
shq
Nga hetimet e kryera me metoda proaktive dyshohet se këta 5 shtetas kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin, për t’i marrë para, 27-vjeçarit. Shtetasit L. K., M. M. dhe K. N. i kanë hequr lirinë, për disa orë, 27-vjeçarit, dhe e kanë dhunuar fizikisht atë, në ambientet e një apartamenti. Pasi 27-vjeçari iu ka dhënë 5000 euro, ata e kanë kanosur sërish atë, që t’iu jepte një shumë tjetër parash”, njoftoi policia.
Policia i ka gjetur paratë që dyshohet se ia kanë marrë të riut në dhomën e një prej autorëve. Ndërkohë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Burimi: botasot.info


