monopatinat vijojne te qarkullojne brace ironizon kociun dhe proden nisin por nuk perfundojne 68fa67de12438

Monopatinat vijojnë të qarkullojnë, Braçe ironizon Koçiun dhe Prodën: Nisin, por nuk përfundojnë

October 23, 2025
1 minut lexim

Edhe pse kanë kaluar më shumë se 10 ditë nga ndalimi i përkohshëm i monopatinave elektrike, këto mjete vijojnë të qarkullojnë lirshëm në rrugët e Tiranës.

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar me tone kritike e ironike ndaj mënyrës si po zbatohet vendimi, duke përmendur edhe Ministren e Brendshme Albana Koçiu dhe Drejtorin e Policisë së Shtetit Ilir Proda.

“Një pikë e zezë! Nisin, por nuk përfundojnë. Nuk ka seriozitet në zbatimin e vendimeve. Nuk mund të ndalohet diçka për disa ditë dhe më pas të lihet rrugëve si më parë,” shkruan Braçe.

Më 12 tetor, me urdhër të Ministrisë së Brendshme, monopatinat u ndaluan përkohësisht në të gjithë vendin, derisa të miratohet një rregullore e re për përdorimin e tyre.

Vendimi u njoftua përmes një videomesazhi të përbashkët nga ministrja Koçiu dhe kryepolici Proda, në një ditë të diel, gjë që bëri që shumë përdorues të mos ishin të informuar për masën e re.

Në ditën e parë të zbatimit, policia ndërmori një aksion të gjerë në kryeqytet, ku u sekuestruan mbi 120 monopatina dhe motorë elektrikë, që u konstatuan duke lëvizur në rrugë në kundërshtim me vendimin.

Megjithatë, pas disa ditësh, situata është rikthyer si më parë, me shumë drejtues që lëvizin lirshëm në akse rrugore dhe trotuare, shpesh duke rrezikuar këmbësorët.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

venera azizi ia fikem dritat manipulimit mbi 20 vjecar fillon nje epoke e re 68fa66737bdf0
Lajmi i mëparshëm

Venera Azizi: Ia fikëm dritat manipulimit mbi 20-vjeçar, fillon një epokë e re!

drita omonia baras ne pjesen e pare 68fa6834145c6
Lajmi i radhës

Drita – Omonia, baras në pjesën e parë

Të fundit nga

ShkoLartë