monopatinat elektrike ndalohen nga e hena e 13 tetorit 68eb9937bb563

Monopatinat elektrike ndalohen nga e hëna e 13 Tetorit

October 12, 2025
min lexim

Lëvizja e qyetarëve me monopatina elektrike do të jetë e ndaluar nga dita e hënë, 13 Tetor.



Lajmi është bërë i ditur nga Ministrja e Brendshme Albana Koçiu, ndërkohë që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ka njoftuar operacionin policor  duke kërkuar mirëkuptmin e qytetarëve.

“Kemi marrë një sërë ankesat nga qytetarët rreth rrezikut që monopatinat përfaqësojnë, sidomos për të miturit dhe të moshuarit që lëvizin në rrugë, por dhe vetë përdoruesit. I kam kërkuar Policisë së Shtetit, të pezullohet përkohësisht lëvizja e monopatinave elektrike.

Të gjitha ata që e shohin monopatinën elektrike si një mënyrë biznesi për dhënien me qira, ta kenë të qartë të mos investojnë. Lejimi, pas përfundimit të këtej procesi, do të jetë i vlefshëm për përdorim vetjak. Do hartojmë rregulla të qarta për të gjithë, do qartësojmë korsitë, rrugët apo hapësirat ku monopatinat elektrike mund të përdoren, kriteret e moshës së përdorimit, po ashtu masat mbrojtëse, ndriçimi dhe shpejtësia e lejuar”, tha ministrja e Brendshme Albana Koçiu.

Nga ana tjetër, Drejtori Ilir Proda, e cilësoi rrezik imediat përdorimin e monopatinave elektrike.

“Ne kemi bërë një analizë të hollësishme në lidhje me këtë fenomen dhe kemi arritur në përfundimin që përdorimi i këtyre mjeteve po shkakton një rrezik imediat për sigurinë publike.

Mjafton të përmendim faktin se vetëm gjatë vitit 2024 janë raportuar 991 raste të raportuara nga urgjencat për aksidentet me këto mjete. Midis këtyre rasteve ka pasur edhe fatalitete apo dëmtime shumë të rënda.

Për ta adresuar këtë problem dhe këtë rrezik që i vjen rendit e sigurisë publike dhe përdoruesve të rrugës nga përdorimi i këtyre mjeteve, ne kemi përcaktuar  dhe një procedurë standarde, bazuar në ligjin “Për Policinë e Shtetit”, për ta adresuar këtë problem duke ndëshkuar drejtuesit e këtyre mjeteve dhe përdorimin e këtyre mjeteve në rrugë urbane,  duke përfshirë edhe trotuaret dhe duke arritur deri në bllokimin administrativ të këtyre mjeteve.

Duke filluar nga dita e hënë, Policia e Shtetit do të përfshihet në një operacion për ndalimin e qarkullimit të këtyre mjeteve, dhe për këtë arsye kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për këtë proces”, tha Proda.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

incident ne kufirin estonez shfaqen ushtare ruse te maskuar 68eb947532071
Lajmi i mëparshëm

Incident në kufirin estonez, shfaqen ushtarë rusë të maskuar

pasi konfirmoi se eshte ne lidhje fjolla morina publikon foto nudo nga shtrati 68eb9c75e6cd6
Lajmi i radhës

Pasi konfirmoi se është në lidhje, Fjolla Morina publikon foto nudo nga shtrati

Të fundit nga

ShkoLartë