monika kryemadhi paraqitet ne spak pershendet gazetaret po nuk u pame 692d9a15390f4

Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK, përshëndet gazetarët: Po nuk u pamë…

December 1, 2025
1 minut lexim

Monika Kryemadhi është paraqitur sot në SPAK në zbatim të masës së saj “detyrim paraqitje”. Pasi qëndroi disa momente, ajo është larguar, ndërsa ka përshëndetur edhe gazetarët, duke i thënë “mirupafshim, po nuk u pamë, vitin tjetër…”.

Kujtojme qe ne muajin korrik, SPAK njoftoi përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të çështjes penale kundër ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi, të akuzuar për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Sipas SPAK, Meta akuzohet për korrupsion pasiv në tre raste, dy prej të cilave në bashkëpunim. Ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi është marrë e pandehur për korrupsion pasiv në dy raste të kryera në bashkëpunim.

Ndaj ish-bashkëshortëve rëndojnë dhe akuzat për kryere të veprave penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

deputetja zajkova e drejtoi misionin e ap te osbe se per vezhgimin e zgjedhjeve te parakohshme ne kirgistan 692d981603714
Lajmi i mëparshëm

Deputetja Zajkova e drejtoi Misionin e AP të OSBE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme në Kirgistan

ancelotti i prere para boterorit 2026 nuk ka vende te garantuara as per neymarin e viniciusin 692d9a73ada3f
Lajmi i radhës

Ancelotti i prerë para Botërorit 2026: Nuk ka vende të garantuara, as për Neymarin e Viniciusin

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë