moldavia akuza rusise paguan prifterinj ortodokse per te ndikuar ne zgjedhje 68d69e837543a

Moldavia akuza Rusisë, paguan priftërinj ortodoksë për të ndikuar në zgjedhje

September 26, 2025
1 minut lexim

Moldavia, një vend që fitoi pavarësinë nga BRSS në vitin 1991, thuhet se është përsëri nën presion të fortë nga Rusia fqinje.  Qytetarët e Moldavisë do të shkojnë në kutitë e votimit për të zgjedhur një parlament të ri të dielën, më 28 shtator 2025, por në prag të zgjedhjeve një hetim i Reuters ka zbuluar një përpjekje të re të dyshuar për të ndikuar rezultatin, të orkestruar nga Moska.



Këtë herë tentativa e Moskës po realizohet përmes strukturave kishtare ortodokse. Sipas Reuters, kleri ortodoks moldav u rekrutua për të përhapur mesazhe pro-ruse brenda vendit.

Investigimi i referohet aktivitetit të At Mihai Bicu dhe një duzine kolegësh të tij, të cilët në vitin 2024 morën pjesë në një pelegrinazh në Rusi, të paguar tërësisht nga Kremlini. Në fund të udhëtimit, priftërinjtë dyshohet se morën kuponë me vlerë 10,000 rubla, të cilat supozohej t’i përdornin për të eksportuar mesazhe pro-ruse në Moldavi.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zvicra hap dyert per te vegjlit do te trajtoje ne spitalet e vendit 20 femije te plagosur ne rripin e gazes 68d69a512ed01
Lajmi i mëparshëm

Zvicra hap dyert për të vegjlit, do të trajtojë në spitalet e vendit 20 fëmijë të plagosur në Rripin e Gazës

ramush haradinaj nderon disa luftetare te uck se 68d69f6f8739c
Lajmi i radhës

Ramush Haradinaj nderon disa luftëtarë të UÇK-së

Të fundit nga

ShkoLartë