IMG 20261001 WA0034

Modernizimi i MEPSO-s, Burim Latifi: Po investojmë në rikonstruimin e tetë trafostacioneve

October 1, 2026
1 minut lexim

MEPSO po investon në rikonstruimin dhe modernizimin e Trafostacionit Elektrik Shkupi 4 në Pintija, në afërsi të Studeniçanit.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i MEPSO-s, Burim Latifi, i cili nga terreni ka theksuar se bëhet fjalë për një objekt të rëndësishëm për furnizimin e sigurt me energji elektrike të Shkupit dhe rajonit.

Sipas Latifit, godina e trafostacionit është ndërtuar në vitin 1976 dhe pas 50 vitesh do t’i nënshtrohet një rikonstruksioni dhe modernizimi të plotë.

“Ky nuk është vetëm një rikonstruim i objektit. Ky është një investim në infrastrukturë më efikase, kushte më të mira pune dhe një sistem më të sigurt të transmetimit të energjisë elektrike”, ka shkruar Latifi.

Në kuadër të projektit parashihet rikonstruksioni i tetë trafostacioneve, me synim përmirësimin e efikasitetit energjetik. Në Trafostacionin Shkupi 4 është planifikuar gjithashtu instalimi i një centrali fotovoltaik, i cili do të përdoret për nevojat e vetë objektit.

Latifi ka theksuar se investimet janë pjesë e përpjekjeve për modernizimin e infrastrukturës ekzistuese të transmetimit të energjisë elektrike.

“Përkushtimi ynë është i qartë: të jemi në terren, të investojmë dhe të modernizojmë infrastrukturën që kemi trashëguar. Sot investojmë që nesër të kemi një rrjet transmetimi më të sigurt”, ka deklaruar ai.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ibrahimi shqiptaret si ndan vetem kufiri por edhe fiqiri 6abea2ae90589
Lajmi i mëparshëm

Ibrahimi: Shqiptarët s’i ndan vetëm kufiri, por edhe fiqiri.

29 vjet nga 1 tetori 1997 kurti protesta studentore u kthye ne demonstrate gjithepopullore 6abeb93346b56
Lajmi i radhës

29 vjet nga 1 Tetori 1997, Kurti: Protesta studentore u kthye në demonstratë gjithëpopullore

Të fundit nga

ShkoLartë