modelja e onlyfans zbulon detajet e lidhjes me jamal per pune oresh thuajse u perplasa me tjetren 68d435d253352

Modelja e ‘OnlyFans’ zbulon detajet e lidhjes me Jamal: Për punë orësh thuajse u përplasa me tjetrën

September 24, 2025
1 minut lexim

Modelja spanjolle e “Only Fans”, Fati Vazkuez, ka vendosur të flasë rreth lidhjes së saj me Lamin Jamal gjatë verës. Ajo kaloi pushimet me yllin spanjoll dhe ka insistuar gjatë podkastit ‘En todas las salsas’ se ishte një histori që kishte nisur shumë kohë para se të publikoheshin fotot e saj.

“Nuk mund të kundërshtoj të pakundërshtueshmen”, tha ajo, duk bërë të qartë se lidhja kishte nisur shumë kohë para se të shfaqeshin fotot e tyre bashkë me pushime në bregdetin italian. Ajo shpjegoi se takimi i parë kishte qenë në Itali, në një ambient privat, ku i kishte shoqëruar edhe një përfaqësues i lojtarit, i cili kishte dashur të kishte garancitë absolute të privatësisë.

Askush nuk dinte asgjë për lidhjen e tyre, derisa dolën fotot. “Por nuk ishte një marrëdhënie që lindi nga nata në mëngjes”, tha ajo, duke shpjeguar se kishin komunikuar për rreth 8 muaj, para se të takoheshin për herë të parë.

Image

Modelja spanjolle e “Only Fans”, Fati Vazkuez

Modelja pranoi se futbollisti i kishte shkruar që në vitin 2018, kur ishte vetëm 11-vjeç. “Mendoj se ishte një fans i imi dhe mendoj se për të ishte gjëja tipike e “listës së gjërave që duhen bërë””, vijoi ajo. Por Fati tha gjithashtu se Jamal nuk ia kishte pranuar asnjëherë faktin se kishte qenë fans i saj pasi “nuk ia lejon egoja”. Kur u pyet nëse ai ishte një person i thjeshtë, modelja insistoi se Jamal “nuk ishte i këshilluar mirë” në këtë aspekt.

Ajo më pas tregoi një detaj që nuk njihej publikisht. “Unë arrita një ditë më vonë nga ajo që kisha planifikuar për pushimet dhe nuk u takova me vajzën që ishte me të deri atëherë për punë orësh”, zbuloi Fati, duke shpjeguar se edhe vajza tjetër e kishte kontaktuar pas pushimeve duke i treguar gjithçka.

Image

Modelja spanjolle e “Only Fans”, Fati Vazkuez

 

Më pas, ajo u pyet rreth lidhjes së fundit të Jamal me këngëtaren Niki Nikol. “Mendoj se ai është shumë i dhënë pas saj, por ajo jo”, ishte komenti i prerë i modeles.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

abdixhiku ne gjakove me shefqetin gjakova do te kete udheheqjen qe meriton 68d434ae5b7df
Lajmi i mëparshëm

Abdixhiku në Gjakovë: Me Shefqetin, Gjakova do të ketë udhëheqjen që meriton

ne shkup neser do te kryhet dezinsektim ajror 68d439f7b3433
Lajmi i radhës

Në Shkup nesër do të kryhet dezinsektim ajror

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,
ShkoLartë