mmps maqedonia e veriut mori rreth 25 milion euro nga plani i rritjes per rezultatet e arritura ne zvogelimin e ekonomise informale 68f8dcb16776a

MMPS: Maqedonia e Veriut mori rreth 2,5 milion euro nga Plani i Rritjes për rezultatet e arritura në zvogëlimin e ekonomisë informale

October 22, 2025
1 minut lexim

Komisioni Evropian, në raportin e tij të fundit për zbatimin e Planit të Rritjes, konfirmoi se Maqedonia e Veriut ka zbatuar plotësisht dhe me sukses masën reformuese 4.1.1 – “Përballja i ekonomisë informale në mbështetje të strategjisë për formalizimin e ekonomisë informale”.

Qëllimi i masës është promovimi i ekonomisë formale duke intensifikuar mbikëqyrjen inspektuese dhe duke zbatuar qasje të bazuar në vlerësimin e rrezikut, me fokus në sektorët më të ndjeshëm ndaj aktiviteteve informale, ndërtimtari, turizëm dhe bujqësi.

Sipas vlerësimit të Komisionit Evropian, vendi ka tejkaluar shumë qëllimet e vendosura për rritjen e numrit të inspektimeve dhe rezultateve të mbikëqyrjes në kuadër të kësaj reforme me vlerë të përgjithshme prej afërsisht 2,5 milionë euro, me qëllim forcimin e institucioneve, digjitalizimin e shërbimeve inspektuese dhe forcimin e ekonomisë formale.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

qendrimi i vlen per balotazhin ne kercove 68f8dc13f301e
Lajmi i mëparshëm

Qëndrimi i VLEN për balotazhin në Kërçovë

nuk eshte pare qe nga gushti i vitit 2022 babai i ervis martinajt kerkon shpalljen e djalit te tij si i zhdukur 68f8de182b087
Lajmi i radhës

Nuk është parë që nga gushti i vitit 2022, babai i Ervis Martinajt kërkon shpalljen e djalit të tij si i zhdukur

Të fundit nga

ShkoLartë