mmjph cilesia e ajrit ne trubareve brenda kufijve te lejuar 68caf0754f958

MMJPH: Cilësia e ajrit në Trubarevë brenda kufijve të lejuar

September 17, 2025
1 minut lexim

Cilësia e ajrit ambiental në Trubarevë është brenda kufijve të lejuar, informojnë nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, përmes të dhënave të marra nga stacionet matëse automatike të Universitetit “Goce Dellçev” në Shtip.

Në kumtesë është theksuar se matjet e deritanishme kanë treguar vlera mesatare për koncentrimin e PM₁₀ grimcave që lëvizin brenda kufijve ligjorë të lejuar dhe deri tani nuk është regjistruar tejkalim i pragjeve të përcaktuara.

“Sipas matjeve të bëra për grimcat e pezulluara deri në 10 mikrometra (PM₁₀) koncentrimi mesatar ditor gjatë ditës së djeshme ka qenë 19.7 µg/m³, vlera maksimale e matur ka arritur 39 µg/m³, koncentrimi aktual është 7.5 µg/m³”, thuhet në kumtesë.

Ministria mbetet e përkushtuar për të informuar në mënyrë transparente opinionin dhe për të ndjekur rregullisht gjendjen e cilësisë së ajrit, me qëllim mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe shëndetit të qytetarëve.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ognenoski digjitalizimi rrisim produktivitetin e te gjithe nepunesve dhe fitimin e kompanive 68caefd4cec5c
Lajmi i mëparshëm

Ognenoski: Digjitalizimi, rrisim produktivitetin e të gjithë nëpunësve dhe fitimin e kompanive

begaj vizite zyrtare ne hungari takim me kryeministrin orban diskutime per bashkepunimin mes dy vendeve 68caf1d498e89
Lajmi i radhës

Begaj vizitë zyrtare në Hungari, takim me kryeministrin Orban, diskutime për bashkëpunimin mes dy vendeve

Të fundit nga

ShkoLartë