Ministria e Kulturës dhe Turizmit dhe Agjencia për Informim dhe Privatësi kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi me qëllim të avancimit dhe standardizimit të mëtejshëm të praktikave për publikimin proaktiv të dokumenteve dhe informacioneve publike.
“Në kuadër të memorandumit do të zhvillohen kapacitetet e zyrtarëve përgjegjës, do të harmonizohen praktikat e publikimit dhe do të monitorohet zbatimi i obligimeve për publikimin proaktiv të dokumenteve dhe informatave”, njofton MKT.
Marrëveshja është pjesë e zbatimit të Planit të Veprimit të Partneritetit për Qeverisje të Hapur 2026–2028 dhe synon të kontribuojë në zhvillimin e një modeli të standardizuar për publikimin e informacionit publik.
Memorandumi është nënshkruar nga zëvendësministrja e Kulturës dhe Turizmit, Nora Arapi Krasniqi, dhe Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva – Dermaku.
Burimi: botasot.info


