mkalli nga olgera lleshaj ritem qe djeg vjeshten dhe dimrin 68e504f164806

“M’kalli” nga Olgera Lleshaj — ritëm që djeg vjeshtën dhe dimrin

October 7, 2025
1 minut lexim

E bukur, me zë të ëmbël e të qetë, pa shumë zhurmë, por me shumë sukses në punën që bën me këngët e saj. Po flasim për këngëtaren me origjinë nga Shqipëria, por që jeton dhe vepron në Zvicër, Olgera Lleshaj, e cila pas projektit të saj “Dilema” — këngë që u prit mjaft mirë gjatë verës që lamë pas — sapo ka publikuar një superkëngë që ka ardhur me klip dhe titullohet “M’kalli”.

Nëse e dëgjoni në linkun më poshtë, mos “u kallni” shumë, por jemi të sigurt se volumi do të jetë në maksimum për ta shijuar atë.

Mësojmë se kënga është punuar nga Monkey Music, teksti është shkruar nga Deyzoh, beat-i nga Sardi Mneri, ndërsa videoja është realizuar nga Mauro Films.

Me këtë këngë të re nga Olgera, mund të themi se hitet nuk e “kallin” vetëm verën, por edhe vjeshtën dhe dimrin.

BS

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rama nga sot transferta ne euro me vendet e be me komisione shume me te uleta 68e501b5942ed
Lajmi i mëparshëm

Rama: Nga sot transferta në euro me vendet e BE me komisione shumë më të ulëta

lajmi i fundit plagoset zekirija shahini bartesi i listes per keshilltare ne likove 68e50e77c8663
Lajmi i radhës

LAJMI I FUNDIT: Plagoset Zekirija Shahini, bartësi i Listës për këshilltarë në Likovë

Të fundit nga

ShkoLartë