mjeku gerald kola stresi ndikon drejtperdrejt ne sistemin tretes nuk luftohet por

Mjeku Gerald Kola: Stresi ndikon drejtpërdrejt në sistemin tretës – nuk luftohet, por menaxhohet

August 27, 2025
1 minut lexim

Mjeku gastro-intestinal Gerald Kola ishte sot i ftuar në emisionin “Koha për t’u zgjuar” në News24, ku foli për ndikimin e stresit në sistemin tretës dhe sjelljen tonë ndaj ushqimit.

“Stresi ka qenë dikur një reagim jetik për mbijetesë, por sot është kthyer në një stres të vazhdueshëm, shpeshherë patologjik, që ndikon negativisht në organizëm, veçanërisht në sistemin tretës”, u shpreh mjeku Kola.

Ai theksoi se stresi ndikon në mënyrën se si trupi jonë përpunon ndjesinë e urisë, duke krijuar çrregullime hormonale. “Sinjalet e para që çakordohen janë ato të stomakut. Nuk kemi mësuar të jetojmë me stresin – ai nuk luftohet, por menaxhohet”, shtoi ai.

Sipas Kolës, mënyra e të ushqyerit ndikon po ashtu në stres. “Ushqimin sot e shohim si kënaqësi, sepse na është marketuar si i tillë, por në të vërtetë është burim energjie. Kur shkojmë në resorte ‘all inclusive’, për shembull, njerëzit hanë vazhdimisht, gjë që kthehet në stres për organizmin”, tha ai.

Ai paralajmëroi gjithashtu për rrezikun që sjellin ushqimet e përziera, duke i cilësuar “armik të stomakut”, pasi pengojnë prodhimin e duhur të enzimave.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nje person eshte vrare gjate nje perleshje para nje kazinoje ne kavadar 68aeac46b4294
Lajmi i mëparshëm

Një person është vrarë gjatë një përleshje para një kazinoje në Kavadar

debutoi me assist trajneri i burnley per brojen i duhen minuta ne kembe 68aeb6152757b
Lajmi i radhës

Debutoi me assist, trajneri i Burnley për Brojën: I duhen minuta në këmbë

Të fundit nga

Ngjarjet e datës 29 dhjetor

Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës (Trusti) mban konferencën vjetore për performancën nga investimet për vitin 2025. (Zyrat e Trustit, Rr. “Perandori Justinian”, Nr. 71, Lagjja Pejton, ora 10:00) Banka Qendrore Kosovës

Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981

Modeli Jaguar XJ6 i vitit 1981 po tërheq sërish interesin e entuziastëve të makinave klasike falë dizajnit të tij të përjetshëm dhe linjave elegante. Modeli konsiderohej një ikonë me prezencë aristokratike në
ShkoLartë