mjeket ne indi heqin binjake parazite nga barku i nje foshnje 20 diteshe 68b9ebf612cd7

Mjekët në Indi heqin binjakë parazitë nga barku i një foshnje 20-ditëshe

September 4, 2025
1 minut lexim

Mjekët indianë kanë kryer me sukses një operacion të rrallë për të hequr “binjakë parazitë”, dy fetusë që po rriteshin brenda barkut të një foshnje 20-ditëshe.

Kjo gjendje, e njohur si foetus in foetu, është jashtëzakonisht e rrallë, me më pak se 200 raste të raportuara në mbarë botën, përfshirë edhe disa raste në Indi. Ajo zhvillohet herët gjatë shtatzënisë, kur një fetus i deformuar absorbohet nga binjaku pritës dhe vazhdon të rritet duke marrë lëndë ushqyese nga ai.

Në rastin e fundit, nëna ishte shtatzënë me tripletë dhe dy nga fetuset filluan të rriteshin brenda barkut të foshnjes.

“Operacioni ishte sfidues, por foshnja është e shëndetshme dhe po shërohet mirë,” tha Dr. Anand Sinha, kirurg pediatrik që udhëhoqi ndërhyrjen. Foshnja u largua nga spitali një muaj më parë dhe deri më tani nuk ka pasur komplikime.

Operacioni, i kryer në fortis Memorial Research Institute në Gurugram, zgjati rreth dy orë ku morën pjesë 15 mjekë. Për shkak se fetuset ishin të lidhura me disa nga organet e foshnjes si mëlçia, veshka dhe zorrët duhej një kujdes i madh dhe për këtë arsye u përdorën edhe pajisjet speciale për të mos shkaktuar dëmtime në trupin e foshnjes.

Dr. Anand shpjegoi se periudha e rikuperimit pas operacionit është vendimtare, pasi infeksionet ose komplikime të tjera mund të jenë fatale për foshnjën.

Ky nuk është rasti i parë në Indi. Në shkurt, mjekët hoqën dy fetuse të deformuar nga barku i një foshnje tre-ditëshe në shtetin Maharashtra. Dr. Anand thekson se, nëse fetuset parazitë nuk hiqen herët, ato vazhdojnë të rriten me kalimin e kohës dhe mund të shkaktojnë probleme serioze, duke çuar në diagnostikimin e tyre më vonë, madje edhe në moshë të rritur.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pergjimi i telefonave inteligjente google perballet me gjobe prej qindra miliona dollaresh 68b9ebaf0f33e
Lajmi i mëparshëm

​Përgjimi i telefonave inteligjentë, Google përballet me gjobë prej qindra miliona dollarësh

video shqiperia pa ide nje penallti shpeton kuqezinjte ne gjibraltar 68b9ecb08d715
Lajmi i radhës

Video/ Shqipëria pa ide, një penallti shpëton kuqezinjtë në Gjibraltar

Të fundit nga

Trump dhe Zelensky takohen në Florida

Volodimir Zelensky mbërriti në Florida për atë që konsiderohet si takimi më përcaktues i vitit. Në rezidencën Mar-a-Lago, Presidenti ukrainas është ulur përballë Donald Trumpit, me shpresën e madhe për të gjetur
ShkoLartë