Një grua 86-vjeçare nga Vinica ka raportuar në polici se është mashtruar dhe ka mbetur pa 30.000 euro, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.
Sipas kallëzimit të paraqitur në SPB Vinicë, më 23 janar 2026, rreth orës 08:50, një person i panjohur i është prezantuar si mjek nga Sllovenia. Ai i ka thënë se vajza e saj, e cila gjoja qëndronte dhe punonte në Slloveni, kishte pësuar lëndime të rënda dhe kishte nevojë urgjente për një operacion, për të cilin kërkohej një shumë e madhe parash.
Gruaja, duke u besuar këtyre informacionëve, ka tërhequr 30.000 euro nga banka dhe ia ka dorëzuar paratë një personi që kishte ardhur në oborrin e shtëpisë së saj për t’i marrë. Më vonë, pasi ka kontaktuar vajzën e saj, ka kuptuar se bëhej fjalë për mashtrim dhe e ka raportuar rastin në polici.
Burimi: alfax.mk


