mjegulla veshtireson aterimin e aeroplaneve ne shkup 6946a48ec2f0f

Mjegulla vështirëson aterimin e aeroplanëve në Shkup

December 20, 2025
1 minut lexim

Shkup, 20 dhjetor – Dukshmëria e ulët në luginën e Shkupit sot ka shkaktuar çrregullime në trafikun ajror në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, ku një pjesë e fluturimeve po realizohen me vonesa, ndërsa një fluturim është anuluar plotësisht. Sipas të dhënave më të fundit nga aeroporti, kushtet e motit po ndikojnë si në uljet ashtu edhe në ngritjet e avionëve.

Në pjesën e mbërritjeve, vonesën më të madhe e ka fluturimi i “Pegasus” nga Stambolli (Sabiha Gökçen), i cili në vend që të ulej në orën 09:55, pritet të aterojë me një orë e gjysmë vonesë, përkatësisht në orën 11:25. Me rreth gjysmë ore vonesë pritet edhe fluturimi i “Wizz Air” nga Dortmundi. Situata është edhe më e rëndë me fluturimin e kompanisë “AJet”, gjithashtu nga Stambolli, i cili sipas orarit duhej të mbërrinte në mesditë, por është anuluar. Fluturimet nga Nurembergu, Friedrichshafeni dhe Vjena, për momentin po realizohen sipas orarit të konfirmuar.

Vonesa janë regjistruar edhe te nisjet nga Shkupi. Fluturimi i “Wizz Air” për në Paris (Beauvais), i planifikuar për në orën 12:25, është shtyrë për 35 minuta dhe do të niset në orën 13:00. Vonesë të konsiderueshme ka edhe fluturimi i “Turkish Airlines” për në Stamboll, i cili në vend që të nisej në orën 13:00, është shtyrë për një orë e 20 minuta dhe pritet të niset në orën 14:20.

Nga aeroporti rekomandojnë që udhëtarët të ndjekin rregullisht faqen zyrtare të internetit për informacionet më të fundit, edhe pse pritet që kushtet e motit të mos shkaktojnë probleme më serioze gjatë ditës.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

3 milione euro u zhduken nga llotaria gjate lsdm e bdi se dyshja grubi bajrami pagoi avanse te trasha 69469d7538a71
Lajmi i mëparshëm

3 milionë euro u zhdukën nga ‘Llotaria’ gjatë LSDM e BDI-së – “Dyshja” Grubi-Bajrami pagoi avanse “të trasha”

e kallezoi gruaja se ngacmoi seksualisht dy vajzat e tij te mitura arrestohet 40 vjecari i shpallur ne kerkim 6946a696a47a0
Lajmi i radhës

E kallëzoi gruaja se ngacmoi seksualisht dy vajzat e tij të mitura, arrestohet 40-vjeçari i shpallur në kërkim

Të fundit nga

ShkoLartë