mjegulla ul dukshmerine ne rajonin e ferizajt policia apelon per kujdes te shtuar 693efe3024a5f

Mjegulla ul dukshmërinë në rajonin e Ferizajt, policia apelon për kujdes të shtuar

December 14, 2025
1 minut lexim

Si pasojë e kushteve të pafavorshme atmosferike, në rajonin e Ferizajt është vërejtur prezencë e shtuar e mjegullës, e cila po vështirëson qarkullimin rrugor dhe po ul ndjeshëm dukshmërinë, veçanërisht në zonat me pozitë më të ulët gjeografike dhe pranë lumenjve.

Sipas njoftimit të Policisë, mjegulla ka përfshirë komunat Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani i Elezit, duke paraqitur rrezik potencial për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.

Në këtë drejtim, Policia u ka bërë apel shoferëve që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Mes këshillave kryesore për drejtuesit e automjeteve janë:

ndezja e dritave të shkurtra dhe dritave të mjegullës;

shmangia e përdorimit të dritave me rreze të gjata;

ulja e shpejtësisë dhe mbajtja e saj nën kontroll;

mbajtja e krahut të djathtë të rrugës;

rritja e vëmendjes ndaj ndryshimeve të papritura të dukshmërisë.

Policia thekson se mjegulla mund të krijojë iluzione optike, duke i bërë shoferët të mendojnë se po lëvizin më ngadalë sesa në realitet, çka rrit rrezikun për aksidente.

Autoritetet u bëjnë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të kontribuojnë në sigurinë rrugore, duke respektuar rregullat dhe duke treguar përgjegjësi të përbashkët.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pas nje dekade nderprerjeje rinis funksionimi i naftesjellesit selanik shkup 693efd5ccb2db
Lajmi i mëparshëm

Pas një dekade ndërprerjeje, rinis funksionimi i naftësjellësit Selanik-Shkup

kim kardashian shkelqen ne nje veshje shume te cuditshme 693eff518ea78
Lajmi i radhës

Kim Kardashian shkëlqen në një veshje shumë të çuditshme

Të fundit nga

ShkoLartë