mjegull e dendur ne mengjes rrezik ne komunikacion ne disa komuna policia apelon per kujdes 693fc30e6240e

Mjegull e dendur në mëngjes, rrezik në komunikacion në disa komuna – policia apelon për kujdes

December 15, 2025
1 minut lexim

Si pasojë e kushteve atmosferike të parashikuara për ditët në vijim, të karakterizuara me mot të vranët, intervale me diell dhe mjegull në orët e mëngjesit, në rajonin e Ferizajt është vërejtur prezencë e shtuar e mjegullës, e cila po vështirëson dukshmërinë në komunikacion.

Mjegulla është më e theksuar në zonat me pozitë më të ulët gjeografike dhe në afërsi të lumenjve, duke përfshirë komunat Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani i Elezit.

Policia këshillon shoferët që: të ndezin dritat e shkurtra dhe dritat e mjegullës; të mos përdorin dritat me rreze të gjata; të ngadalësojnë dhe ta mbajnë shpejtësinë nën kontroll; të qëndrojnë në krahun e djathtë të rrugës; të rrisin vëmendjen ndaj ndryshimeve të papritura të dukshmërisë.

Policia paralajmëron se mjegulla mund të krijojë iluzione optike, duke rritur rrezikun e aksidenteve, sidomos në orët e hershme të mëngjesit. Për këtë arsye, kërkohet respektim maksimal i rregullave të trafikut.

Autoritetet theksojnë se siguria në trafik është përgjegjësi e përbashkët dhe apelojnë tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të kontribuojnë në parandalimin e aksidenteve duke vozitur me kujdes.

Ndryshe meteorologët kanë njoftuar se mëngjeset do të shoqërohen me dukshmëri të reduktuar, ndërsa gjatë ditës priten përmirësime graduale të motit.

“Në orët e mëngjesit parashihen mjegulla, të cilat do të zvogëlojnë dukshmërinë horizontale, veçanërisht në zonat e ulëta dhe pranë sipërfaqeve ujore”, ka njoftuar IHMK. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

regjisori i njohur i hollivudit dhe gruaja e tij gjenden te vdekur nis hetimi per vrasje detajet 693fbe15326b5
Lajmi i mëparshëm

Regjisori i njohur i Hollivudit dhe gruaja e tij gjenden të vdekur, nis hetimi për vrasje (Detajet)

benny blanco surprizon selena gomez me dekorime romantike per krishtlindje 693fc4604b1df
Lajmi i radhës

Benny Blanco surprizon Selena Gomez me dekorime romantike për Krishtlindje

Të fundit nga

Adrola në fitnes, ekspozon trupin si peshk

Modelja shqiptare Adrola Dushi shquhet për bukurinë e saj natyrale. Por, duket se ka vendor të perfeksionizoj paraqitjen me anë të fitnesit. Në orët e vona ka publikuar një fotografi ne Instastory
ShkoLartë