Në Konferencën e 10-të të Mjedrës në Kosovës u theksua se kultivimi i mjedrës në vend është histori suksesi në rritje që duhet të ndiqet nga kulturat tjera bujqësore.
Në këtë konferencë të organizuara nga Shoqata Nacionale “Mjedra e Kosovës” i pranishëm ishte edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti i cili tha se si qeveri do të jenë partner për fermerët dhe jo spektator.
Kurti ka theksuar se në mesin e mbi 350 pjesëmarrësve pjesë të kësaj konference janë edhe 30 fermerë nga Shqipëria të cilët kanë nisur kultivimin e mjedrës sipas modelit të Kosovës.
Kurti flet për zhvillimin e kulturës së mjedrës në Kosovë
“Kosova e sotme është një histori suksesi që po forcohet nga viti në vit, një vend më i sigurt në Evropë me institucionet që profesionalizohen me sundim të ligjit në rritje dhe me financa publike të shëndosha. Kjo performancë nuk është rastësi është rezultat i reformave të qëndrueshme, bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë dhe përfshirjes reale të të gjitha komuniteteve…..Aktualisht në gjithë vendin kultivohen rreth 1 mijë hektarë me mjedra dhe 180 hektarë me boronica një bazë e fortë që e kemi rritur vit pas viti. Edhe kur vjen puna tek shifrat kemi arsye optimizmi, zgjerimi i shpejt i sipërfaqes me mjedrës ka qenë shembullor nga rreth 20 hektarë në vitin 2011 në rreth 1 mijë hektarë sivjet duke bërë mjedrën një nga kulturat bujqësore me përfitimin mesatar më të lartë për fermerë. Dikur rreth 96 për qind i prodhimit tonë eksportohet pasi konsumi i brendshëm ishte i ulët, sot falë rritjes së ndjeshme të kërkesës nga qytetarët tanë dhe orientimi drejtë ushqimit të shëndetshëm eksporti është rreth 75 %…Pjesa më e madhe prodhimit shkon për eksport duke gjeneruar 10 milionë euro të ardhura dhe duke mbajtur mbi 2500 vende pune përgjatë zinxhirit. ”, tha ai.
Ushtruesi i detyrës së ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Imri Demelezi tha se mjedra është kulturë e re kultivimi në Kosovës po histori suksesi në rritje.
Ai tha se nga janari do të nisin diskutimet për Javën e Konferencave në Bujqësi me qëllim të shkëmbimit të informacioneve.
Demelezi: Mjedra histori suksesi në rritje
“Mjedra si një kulturë relativisht e re për ne dhe Kosovën tregon se histori suksesi në rritje dhe shembull edhe për sektorët e tjerë….duke marr si shembull për përfitimet që të gjitha po marrim në këto pak konferenca të sektorit agro ushqimor në Kosovë dhe duke parë suksesin e sektorit të mjedrave dhe sektorëve të tjerë që përmes konferencave po shkëmbejmë informatat që në janar do të fillojmë diskutimet për organizimin e javës së konferencave në bujqësi…do të jemi vendi i parë në rajon që organizon javën e konferencave të bujqësisë sepse Kosova duhet të njihet me prodhime në vlerë të shtuar të kualitetit premium sepse këtë mundësi na e ka dhënë natyra” ,tha ai.
Drejtoresha e Zyrës së Caritasit Zviceran në Kosovë, Rita Glavitza theksoi mbështetjen që ua kanë dhënë fermerëve të Kosovës.
Ajo tha se Konferenca e 10-të e Mjedrës është bërë platformë e fuqishme e shkëmbimit dhe inovacionit.
Glavitza: Kemi mbështetur rrugëtimin e fermerëve të Kosovës
“Dhjetë vjet janë një moment i rëndësishëm. Në bujqësi, një dekadë nuk është thjesht një masë kohe, por një masë qëndrueshmërie. Ajo përfaqëson 10 cikle mbjelljeje, 10 sezone korrjesh dhe 10 vite përballimi sfidash së bashku. Që nga konferenca e parë e Mjedrës, Caritas Switzerland ka qenë krenare të ecë në këtë rrugëtim me fermerët e Kosovës. Konferenca e parë u organizua nga Caritas. Ne e kemi parë këtë ngjarje të rritet nga një mbledhje e vogël në platformën e fuqishme të shkëmbimit dhe inovacionit…Në Caritas Switzerland, misioni ynë është i qartë: Ne besojmë se zhvillimi i vërtetë ndodh kur një familje ka një të ardhur të qëndrueshme dhe kur të rinjtë shohin një të ardhme për veten e tyre pikërisht këtu në vendin e tyre, në komunitetet e tyre”, ka shtuar ajo.”, tha ajo.
Në Konferencën e 10-të të Mjedrës në Kosovës ishin të pranishëm fermer të shumtë të cilët i prezantuan edhe produktet e tyre.
Burimi: botasot.info


