IMG 6798

“Mjaft me teatër, Shkupit i duhet punë.” Aktori i njohur Ismet Ramadani përplaset ashpër me Danella Arsovskën pas ‘sulmit’ në Çair

July 12, 2025
1 minut lexim

Shfaqja e fundit e kryetares së Shkupit, Danella Arsovska në Çair nuk i ka shpëtuar vëzhgimit kritik të aktorit të Teatrit Kombëtar Shqiptar në Shkup, Ismet Ramadani. Në një reagim publik në rrjetet sociale, Ramadani ka akuzuar kryetaren për manipulim mediatik dhe përpjekje të dëshpëruara për të luajtur viktimën në fund të mandatit të saj të dështuar.

“Po i ndjek me vëmendje ‘shfaqjet’ e Danellës në Çair,” shkruan Ramadani. “Nga ato që pamë, nuk ka pasur asnjë sulm ndaj saj, përkundrazi, qytetarët nuk donin të bëhen pjesë e spektaklit të rradhës së një kryetareje që kujton se mandati është reality show.”

Aktori vë në pah se videot që kanë qarkulluar në rrjet tregojnë qartë se ishte vetë Danella ajo që provokoi dhe u përpoq të inskenonte një konflikt.

Ramadani sfidon publikisht çdo person që pretendon të kundërtën, ta ndajë hapur ndonjë video që provon një sulm real ndaj saj.

“Njerëzit janë të lodhur nga teatrot e saj mediatike,” shton Ramadani, duke theksuar mungesën e thellë të punëve konkrete në qytet pas katër vjetësh bosh. Sipas tij, në vend që të improvizojë skena për të fituar ndonjë pikë politike në minutat e fundit, Arsovska duhet të përqendrohet në detyrat e pakta që i kanë mbetur.

“Sepse mandati nuk zgjatet me skena, por me punë,” përfundon ai me një mesazh të qartë.

IMG 6797

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

arrestohet miliarderi francez 68722e797274c
Lajmi i mëparshëm

Arrestohet miliarderi francez

qmk kater zjarre aktive ne territorin e maqedonise se veriut 687234ccc5ecf
Lajmi i radhës

QMK: Katër zjarre aktive në territorin e Maqedonisë së Veriut

Të fundit nga

ShkoLartë