mitrovice sulm ndaj stafit ne ortopedi 6968d9d11cd85

Mitrovicë, sulm ndaj stafit në Ortopedi

January 15, 2026
1 minut lexim

Sot rreth orës 11:00, në Repartin e Ortopedisë të Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri”, ka ndodhur një incident ku janë sulmuar një infermiere dhe dy punëtorë të sigurimit fizik gjatë kryerjes së detyrave të tyre.

Sipas njoftimit, sulmi ka ndodhur teksa ata po siguronin respektimin e rregullave të hyrjes në repart dhe po pengonin praninë e personave të paautorizuar.

Si pasojë e incidentit, tre punëtorët e spitalit kanë marrë trajtim emergjent mjekësor.

Spitali ka dënuar çdo formë të dhunës ndaj stafit shëndetësor dhe punëtorëve të sigurimit fizik, duke kërkuar nga organet kompetente që rasti të trajtohet me shpejtësi dhe në përputhje me ligjin.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

hakeruan spak dergohen per gjykim ish drejtori i burgjeve dhe dy te tjere 6968d7b251130
Lajmi i mëparshëm

Hakëruan SPAK, dërgohen për gjykim ish-drejtori i Burgjeve dhe dy të tjerë

nga rivaliteti ne miqesi alba dhe bia behen shoqe limi ne krahet e dolces 6968daf45a12f
Lajmi i radhës

Nga rivaliteti në miqësi: Alba dhe Bia bëhen shoqe, Limi në krahët e Dolçes

Të fundit nga

ShkoLartë