mitrovica behet me biblioteke 686592f0cf6f7

Mitrovica bëhet me bibliotekë

July 2, 2025
1 minut lexim

Mitrovica sot ka hapur një faqe të re në historinë e saj kulturore. Pas shumë vitesh pritjeje dhe zhvendosjesh nga një objekt në tjetrin, Biblioteka Publike e qytetit ka marrë më në fund strehën e saj të përhershme, një ndërtesë e re dhe funksionale, e vendosur në mes të qytetit.

Pas dekadash pritjeje, qytetarët e Mitrovicës kanë tashmë një vend të tyrin, ku fjala, libri dhe dija do të kenë shtëpinë që meritojnë.

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, tha se Mitrovica po pasurohet me një objekt të veçantë që mban emrin e një personaliteti të shquar të historisë dhe kulturës sonë, Latif Berisha. Hamza shtoi se ky është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të jetës intelektuale të qytetit.

“Sot për herë të par në qytetin e Mitrovicës biblioteka vendoset në objektin e vet, një objekt i cili është vlerë e shtuar për qytetin e Mitrovicës. Investimi në dije, investimi në ngritjen e gjeneratave të reja nuk është shpenzim është investimi më i duhur”, tha Bedri Hamza kryetar i Komunës së Mitrovicës .

Me rëndësi të veçantë hapjen e Bibliotekës “Latif Berisha” në qendër të qytetit e vlerësoi edhe nënkryetari i Komunës, Arian Tahiri.

“Përfundimisht në qendër të qytetit të Mitrovicës i përhershëm do të jetë ky objekt, do të jetë biblioteka që i ka munguar për dekada qytetit të Mitrovicës por do të jetë edhe aty lart me shkronja shumë krenare emri i profesorit që ka dhënë jetën për liri, për shtet, për gjuhën shqipe, për shkronjat e alfabetit shqip, profesori, Latif Berisha”, tha Tahiri.

Fjalë rasti mbajtën edhe shkrimtarë nga qyteti i Mitrovicës.

“Nga sot të gjitha grupmoshat kanë këndin e tyre ku zhvillohet mendja e shpirti. Leximi është emancipimi drejt një jete të pasur me dije e cila ka detyrë e dyer të panumërta drejt arritshmërive të çdo individi”, tha Shuki Kurti Musa, shkrimtare.

Objekti i ri ofron kushte bashkëkohore për lexuesit, një sallë të gjerë leximi, hapësira për organizimin e aktiviteteve kulturore, dhe një fond të pasuruar librash.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

lsdm zbulon nje pjese te kandidateve per zgjedhjet lokale mungon kostadinov 68658f30c2479
Lajmi i mëparshëm

LSDM zbulon një pjesë të kandidatëve për zgjedhjet lokale, mungon Kostadinov!

fero dhe avokatja e tij reagojne me deklarate zyrtare pas lajmeve ne media per ngritjen e aktakuzes 6865941d01159
Lajmi i radhës

Fero dhe avokatja e tij reagojnë me deklaratë zyrtare pas lajmeve në media për ngritjen e aktakuzës

Të fundit nga

ShkoLartë