misteri i nje vrasjeje ne angli zgjidhet pas 20 vitesh ja cfare i ndihmoi hetuesit te zbulonin autorin e vertete 693159872c4d2

Misteri i një vrasjeje në Angli zgjidhet pas 20 vitesh, ja çfarë i ndihmoi hetuesit të zbulonin autorin e vërtetë

December 4, 2025
min lexim

Pas dy dekadash, Policia e Sussex ka njoftuar se ka identifikuar burrin që besohet të jetë përgjegjës për vrasjen e 35-vjeçares Jennifer Keeley, e cila u gjet e vdekur në një strehë bregdetare në Eastbourne më 22 janar 2005.

Gruaja ishte goditur me thikë disa herë, kishte një plagë me armë zjarri në pjesën e pasme të kokës dhe trupi i saj ishte djegur.

Së bashku me provat nga vendi i ngjarjes, oficerët gjetën edhe një bisht cigareje me një profil të plotë gjenetik të një burri i cili u identifikua nga ADN-ja në trup dhe në gjakun e Jennifer, por nuk kishte përputhje në bazën e të dhënave, sipas Independent. Dy të dyshuar u arrestuan në vitin 2005, por u liruan për shkak të mungesës së provave.

Emri i të dyshuarit u zbulua dy dekada më vonë.

Hetimi është rinisur vitet e fundit, pasi policia identifikoi njerëzit që ndanin ADN-në me profilin e panjohur. Në verën e vitit 2024, një mostër nga një burrë në Anglinë veriore dha “pjesën e fundit të enigmës”, tha kreu i hetimit, DCI Simon Dunn.

sussex

I dyshuari u identifikua si Keith Doubekin, i njohur edhe si Keith Black ose Keith Broadbent, i cili ishte me origjinë nga Anglia Veriperëndimore dhe kishte vdekur në vitin 2014 në moshën 60 vjeç. Sipas policisë, ai kishte lidhje me njerëz në komunitetin e të pastrehëve në Eastbourne, ashtu si edhe Jennifer, gjë që forcoi rastin se ai ishte autori pas vrasjes.

sussex drastis

Arrestime të mëparshme për përdhunim dhe mundësi identifikimi të humbura

Para vrasjes së Jennifer, Doubekin ishte arrestuar nga Policia e Norfolkut në dy raste të ndara përdhunimi në vitin 2003 dhe 2004. Megjithatë, siç shpjegon DCI Dunn, në atë kohë ADN-ja u mor vetëm nga të akuzuarit, jo nga ata që thjesht u arrestuan, gjë që pengoi bërjen e një përputhjeje me bazën e të dhënave.

Përveç kësaj, Doubekin kishte dhënë ADN-në si dëshmitar në një rast tjetër vrasjeje, por për shkak se nuk ishte i dyshuar, mostra nuk u shtua në bazën e të dhënave.

Në vitin 2018, Policia e Sussex përdori një strategji afiniteti të ADN-së, një metodë që nuk ekzistonte në vitin 2005 dhe përmes anëtarëve të familjes së burrit arriti ta identifikonte atë.

Raporti dhe njoftimi publik

Policia ka vendosur të publikojë emrin e të dyshuarit për shkak të “interesit të madh publik”, seriozitetit të krimit dhe kontributit të tij të mundshëm në zgjidhjen e rasteve të tjera. Asnjë person tjetër nuk është duke u kërkuar në lidhje me vrasjen.

Familja e Jennifer shprehu mirënjohjen e tyre për zgjidhjen e çështjes pas 20 vitesh.

“Nëna jonë ishte e sjellshme, qesharake, krijuese, e donte muzikën dhe kujdesej shumë për të tjerët”, thanë ata në një deklaratë.

“Shpresoj që historia e saj të inkurajojë më shumë mirëkuptim për ata që përjetojnë mungesën e strehimit dhe stigmën që rrethon shëndetin mendor”, theksuan familja e saj.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

prej disa ditesh fermeret ne greqi ne proteste bllokohet serish aksi rrugor kakavije janine 693157d97f4e3
Lajmi i mëparshëm

Prej disa ditësh fermerët në Greqi në protestë, bllokohet sërish aksi rrugor Kakavijë-Janinë

peci njofton me 12 dhjetor seanca inauguruese e komunes se mitrovices se jugut 69315ec722c11
Lajmi i radhës

Peci njofton, më 12 dhjetor seanca inauguruese e Komunës së Mitrovicës së Jugut

Të fundit nga

Genci ka një pyetje të thjeshtë: Pse na dy?

Muzika është pasion i tij. E së fundmi, artisti Genci ka lansuar edhe një këngë të re, duke përmbushur këtë pasion. Ai në kanalin Youtube ka hedhur projektin muzikor, të titulluar ‘Pse
ShkoLartë