misajlovski lord kouker mbreteria e bashkuar mbetet e perkushtuar ne zhvillimin e kapaciteteve mbrojtese te maqedonise 68780442ab78e

Misajlovski – lord Kouker: Mbretëria e Bashkuar mbetet e përkushtuar në zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse të Maqedonisë

July 16, 2025
1 minut lexim

Shkup, 16 korrik – Ministri i Mbrojtjes Vlado Misajlovski, sot, në kuadër të vizitës së tij të punës në Mbretërinë e Bashkuar, u takua me lord Vernon Kouker ministër shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar.

Siç kumtojnë nga Ministria e Mbrojtjes, në takim u këmbyen mendime lidhur me zhvillimin e bashkëpunimit mbrojtës midis dy vendeve, si dhe situatën e sigurisë në rajon dhe Evropë.

“Një nga temat më të rëndësishme gjatë takimit ishte edhe Marrëveshja për bashkëpunim në mbrojtje, e cila është në fazën përfundimtare të harmonizimit. Mbretëria e Bashkuar mbetet e përkushtuar ndaj zhvillimit të kapaciteteve mbrojtëse të Maqedonisë, konfirmoi lord Kouker – veçanërisht në aspektin e përmbushjes së Nato Objektivat e aftësive, por edhe mbrojtjes kibernetike, edukimit ushtarak dhe kurseve gjuhësore”, qëndron në kumtesë.

Nga Ministria theksojnë se Armata e Maqedonisë dhe Forcat e Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar vazhdimisht stërviten dhe zhvillohen së bashku.

“Në vitin 2023 dhe 2024, ushtarët e Maqedonisë ishin pjesë e stërvitjes “Cambrian Patrol” në Uells, ndërsa anëtarët e Forcave të Armatosura britanike kanë marrë pjesë vazhdimisht në stërvitje ndërkombëtare në shkallë të gjerë të mbajtura në poligonin e stërvitjes “Krivollak”. Përveç kësaj, disa oficerë nga Maqedonia janë diplomuar në Kolegjin Mbretëror për studime mbrojtëse, një institucion me famë botërore i dedikuar zhvillimit të udhëheqësve dhe oficerëve të lartë të ardhshëm. Bashkëpunimi në mbrojtje midis dy vendeve daton që nga viti 1995, kur u nënshkrua Memorandumi i parë për mirëkuptim”, theksohet në kumtesën.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

qeveria siriane dhe udheheqesit e pakices druzi shpallin armepushim te ri 687800fa86d3c
Lajmi i mëparshëm

Qeveria siriane dhe udhëheqësit e pakicës druzi shpallin armëpushim të ri

zjarri ben shkrumb depot ne lipjan policia e cileson zjarrvenie 68780802671ed
Lajmi i radhës

Zjarri bën shkrumb depot në Lipjan – Policia e cilëson “zjarrvënie”

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë