misajllovski gjendja e sigurise eshte stabile duhet te fokusohemi ne pasojat ekonomike per shkak te luftes ne iran 69bd94b5bfd74

Misajllovski: Gjendja e sigurisë është stabile – Duhet të fokusohemi në pasojat ekonomike për shkak të luftës në Iran

March 20, 2026
1 minut lexim

Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski në emisionin “Click Plus” në TV21 theksoi se Maqedonia me vëmendje po e ndjek gjendjen për shkak të luftës në Iran. Ai e përsëriti qëndrimin që ishte theksuar edhe në seancën e Këshillit të Sigurisë se gjendja e sigurisë është e qëndrueshme, por theksoi se duhet pasur kujdes për pasojat ekonomike, veçanërisht për atë që po ndodh në Ngushticën e Hormuzit, nga ku kalon një e pesta e naftës.

“Gjendja e sigurisë në Maqedoni është stabile, por duhet të kemi kujdes ndaj indikatorëve potencialë ekonomikë. Kjo është pjesa ku edhe ne do të ndiejmë reflektim absolutisht. Dhe kjo po ndihet, mund të shohim edhe në pikat e karburantit se çfarë po ndodh, një shok çmimesh do të thosha për shumë qytetarë në pjesën e rritjes së energjensave dhe karburanteve. Por në varësi se sa do të zgjasë dhe mënyra dhe reflektimi në terren, kështu do të ndikojë edhe në parametrat e tjerë ekonomikë”, deklaroi Vllado Misajllovski, ministër i Mbrojtjes.

Misajllovski theksoi rolin e NATO-s si garantues i stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, por theksoi edhe se ai në çdo takim në Aleancë e hap temën për gjendjet në rajon.

“Ne gjithmonë do ta hapim çështjen për Ballkanin Perëndimor në NATO dhe atje do të bisedojmë për gjithçka që ndodh në rajon, unë gjithmonë e hap çështjen për Ballkanin Perëndimor kur kam mundësi. Dhe fokusi i NATO-s është që Ballkani Perëndimor të mbetet rajon i qetë dhe rajon i sigurt. Dhe tani ne si vende anëtare gjithmonë duhet ta hapim këtë çështje për të ngritur vetëdijen”, theksoi ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski.

Misajllovski foli edhe për furnizimin me helikopterë nga kompania italiane Leonardo për të cilët pret që të dorëzohen deri në fund të vitit të ardhshëm.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

iraku perfshihet ne luften e iranit teksa teherani zgjeron fushebetejen 69bd8e5de1ac8
Lajmi i mëparshëm

Iraku përfshihet në luftën e Iranit, teksa Teherani zgjeron fushëbetejën

familja e chuck norris i thote lamtumire aktorit me nje mesazh emocional ai frymezoi miliona njerez me punen dhe disiplinen e tij 69bd9691f2fea
Lajmi i radhës

Familja e Chuck Norris i thotë lamtumirë aktorit me një mesazh emocional: Ai frymëzoi miliona njerëz me punën dhe disiplinën e tij

Të fundit nga

ShkoLartë