miri thyen heshtjen pas finales se madhe te bbva se vjen me nje reagim ne rrjetet sociale 69e513b8b8a99

Miri thyen heshtjen pas finales së madhe të BBVA-së, vjen me një reagim në rrjetet sociale

April 19, 2026
1 minut lexim

Armir Shahini, i njohur ndryshe si Miri, ishte finalist i këtij edicioni të BBVA-së, duke u renditur i dyti në finalen e madhe.

Pas përfundimit të spektaklit të djeshëm ai ka bërë reagimin e tij të parë në rrjetet sociale.

Këngëtari i njohur i grupit West Side Family ka falënderuar fansat e tij për mbështetjen që i dhanë në këtë rrugëtim siç e ka përshkruar ai me plot sfida dhe emocione.

Krahas shkrimit emocionues, Miri publikoi gjithashtu edhe një video, sekuenca të kapura nga eksperienca e tij në BBVA.

“Ju falenderoj nga zemra të gjithë njerëzit e mi të afërt dhe të gjithë fansat për mbështetjen e jashtëzakonshme që më dhatë gjatë këtij rrugëtimi plot sfida dhe emocione”, ka shkruar ai.

Jam thellësisht mirënjohës për këtë eksperiencë të veçantë dhe për dashurinë e pakushtëzuar që më keni falur në çdo moment. Mbështetja juaj ka qenë forca ime më e madhe. Ju mbaj në zemër dhe ju dua pafund”, ka potencuar artisti.

Ndryshe, fitues i këtij edicioni të BBVA-së, u shpall Selin Bollati, balerina që fitoi zemrat dhe mbështjen e madhe të publikut.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zjarri qe shkrumboi 71 apartamente rama ne flasim banoret mund te perfitojne bonus qiraje dhe mbeshtetje nga bashkia 69e512205d331
Lajmi i mëparshëm

Zjarri që shkrumboi 71 apartamente, Rama në “Flasim”: Banorët mund të përfitojnë bonus qiraje dhe mbështetje nga bashkia

osmani takon kryeministrin e pakistanit ne forumin e diplomacise ne antalya 69e519e2d728a
Lajmi i radhës

Osmani takon kryeministrin e Pakistanit në Forumin e Diplomacisë në Antalya

Të fundit nga

ShkoLartë