miri rrefen per here te pare si u njoh me partneren e tij gjermane 6981d178d937f

Miri rrëfen për herë të parë si u njoh me partneren e tij gjermane

February 3, 2026
1 minut lexim

Gjatë një bisede të zhvilluar pasditen e djeshme me banorët, Miri ka ndarë për herë të parë detaje nga historia e tij e dashurisë me partneren gjermane. Ai tregoi se gjithçka nisi rastësisht, në një dasmë në Tiranë, ku të dy ishin të ftuar. Ajo kishte ardhur si mike e dhëndrit, një diplomat gjerman që punonte në ambasadë, ndërsa Miri ishte pjesë e familjarëve të nuses. Kontakti i parë mes tyre ndodhi pikërisht atë mbrëmje, ndërsa lidhja u forcua menjëherë pas largimit të saj drejt Gjermanisë.

Miri shpjegoi se në atë kohë, mundësitë për komunikim ishin të kufizuara dhe teknologjia nuk ishte aq e avancuar sa sot. Megjithatë, ata gjetën mënyrën për të qëndruar pranë njëri-tjetrit përmes bisedave në Messenger dhe telefonatave në telefonin e shtëpisë.

“Ne takohemi aty në dasëm, të dy. Nga aty fillojmë kontaktet, ajo të nesërmen ikën për Gjermani. Unë 32 vjeç këtu në Tiranë dhe flisnim me messenger… nganjëherë më merrte dhe me telefonin e shtëpisë, se nuk kishim Whatssapp akoma”, rrëfeu ai.

Rrëfimi i plotë i Mirit:

Martohet kushërira ime, me një diplomat gjerman që punonte në ambasadë, ata martohen në Tiranë, bëjnë dasmën dhe ne shkojmë si të ftuar. Atje vjen dhe kjo gjermanka, si shok me këtë dhëndrin, kishte marrë nja 20 vetë krushq ai, mes tyre ishte dhe kjo. Ne takohemi aty në dasëm, të dy. Nga aty fillojmë kontaktet, ajo të nesërmen ikën për Gjermani. Unë 32 vjeç këtu në Tiranë dhe flisnim me Messenger, se ajo kohë ishte atëherë, nganjëherë më merrte dhe me telefonin e shtëpisë, se nuk kishim Whatssapp akoma. Flisnin në telefon, në Messenger, unë me atë anglishten time çobanëshe. Ku dija unë anglisht atëherë, unë e kisha harruar. Po nuk e praktikove e harron. Atëherë fillova të praktikoja sërish kur flisja me atë. Unë kohën e foljeve nuk e di, siç e keni parasysh, por ajo kuptonte. Pastaj erdhi dhe njëherë ajo këtu që erdhi tamam për mua.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

HAND CUFFS
Lajmi i mëparshëm

SPB Tetovë: Ndalohet një person i kërkuar për vuajtje të dënimit me burg

vetem asllani dhe manaj ndryshuan skuader 6981d802e142e
Lajmi i radhës

Vetëm Asllani dhe Manaj ndryshuan skuadër

Të fundit nga

Vetëm Asllani dhe Manaj ndryshuan skuadër

Merkato e janarit nuk solli ndryshime të mëdha për futbollistët shqiptarë që aktivizohen jashtë vendit, pavarësisht zërave dhe spekulimeve të shumta që qarkulluan gjatë javëve të fundit. Emra si Mario Mitaj, Marash
ShkoLartë