mirepritet vendimi qe policeve tu zgjatet trajnimi bazik 687aa31aa7fd9

Mirëpritet vendimi që policëve tu zgjatet trajnimi bazik

July 18, 2025
1 minut lexim

Një 27-vjeçar vdiq në duart e Policisë, e një tjetër u grushtua nga ta.

Këto janë vetëm disa nga rastet të cilat ndodhën javët e fundit në vend, nën dyshimin për keqtrajtim nga zyrtarët policorë.

E për to, nuk vonoi shumë dhe menaxhmenti i Policisë së Kosovës u vunë në lëvizje.

Së fundmi, është marrë vendim që nga gjenerata e ardhshme e kadetëve policorë, trajnimi bazik të zgjatet nga 3 në gjashtë muaj.

Ish-nënkoloneli vlerëson se një vendim i tillë ka qenë i domosdoshëm.

“Nëse i shikojmë edhe disa shtete të bashkësisë evropiane disa akademi policore edhe trajnimet e tyre në Akademi zgjasin më shumë se gjashtë muaj, gjashtë muaj e më shumë prandaj është mirë që edhe Akademia jonë policore të zgjasë trajnimet nga 3 në 6 për shkak të asaj se në aspektin teorik mësojnë kadetët edhe në aspektin e etikës profesionale edhe në aspektin e tërësishëm të shembujve konkret nga praktika”, ka vlerësuar ish-koloneli Refki Morina.

Këtë vendim e ka mirëpritur edhe një nga ish-profesorët e kësaj Akademie, i cili thotë se trajnime duhet pasur në vazhdimësi.

“Jam shumë i sigurt që rastet e fundit kanë ndikuar që edhe menaxhmenti i Policisë mirëpo kjo do të ju shërbejë edhe për diçka tjetër që zyrtarët policorë që trajnohen dhe certifikohen me trajnime të specializuara t’i kryejnë detyrat nëpër teren që shumë rrallë jo shumë rrallë na ndodhë që zyrtarët policorë certifikohen mirëpo nuk i kryejnë detyrat të cilat i kanë të caktuara dhe që janë të trajnuar në Akademinë për Siguri Publike” , tha Jetuallah Aliu, ish-ligjërues i trajnimeve në akademi.

Pesë policët në rastin e Lipjanit tashmë janë nën masën e paraburgimit prej një muaj.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

aku i duhet ketij vendi sulaj te shkrish nje institucion te tille duket e rrezikshme 687aa2a268fba
Lajmi i mëparshëm

”AKU i duhet këtij vendi”, Sulaj: Të shkrish një institucion të tillë duket e rrezikshme

whatsapp duhet te pergatitet per largim nga tregu rus 687aa3ce28f03
Lajmi i radhës

WhatsApp duhet të përgatitet “për largim” nga tregu rus

Të fundit nga

ShkoLartë