mirenjohje per forcat komando ramau perballen me zjarrin ne delvine e gjirokaster 689db4b089e1c

“Mirënjohje për Forcat Komando”/Rama:U përballën me zjarrin në Delvinë e Gjirokastër

August 14, 2025
1 minut lexim

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për situatën e zjarreve në vend.



Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama shpreh mirënjohje për forcat Komando, teksa thotë se janë një vlerë e shtuar “në pastrimin nga çdo vatër të të gjithë vijës së Sopotit, mes Delvinës dhe Gjirokastrës”.

“Një FALENDERIM i posaçëm me MIRËNJOHJE për Forcat Komando, të cilat gjatë gjithë natës deri në mëngjes u bënë një vlerë e shtuar në pastrimin nga çdo vatër të të gjithë vijës së Sopotit, mes Delvinës dhe Gjirokastrës, 10km front zjarri që tanimë është qetësuar plotësisht”, shkruan Rama.

Kujtojmë se Delvina u përfshi nga flakët e llahtarshme, të cilat rrethuan kodrat e qytetit.

Disa herë është ndërhyrë nga ajri me dy helikopterë dhe disa banorë të rrezikuar nga flakët u evakuuan plotësisht.

Zjarri rrezikoi edhe puset e gazit, por efektivët e ushtrisë e mbajtën nën kontroll situatën.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zevendeskryeministri arben fetai pret ne takim zevendesdrejtorin e ri te byrose per zhvillimin e arsimit shenasi toci 689db30c7e328
Lajmi i mëparshëm

Zëvendëskryeministri Arben Fetai pret në takim zëvendësdrejtorin e ri të Byrosë për Zhvillimin e Arsimit, Shenasi Toci

serbi protesta dhe dhune ne disa qytete 689db5dcce47e
Lajmi i radhës

Serbi: Protesta dhe dhunë në disa qytete

Të fundit nga

ShkoLartë