mirdoni i bbvk2 behet baba per here te pare 68a3361b83f98

Mirdoni i BBVK2 bëhet baba për herë të parë

August 18, 2025
1 minut lexim

Emocione të mëdha për instrumentistin dhe ish-banorin e Big Brother VIP Kosova 2, Mirdon Pacolli, i cili ka ndarë me ndjekësit lajmin më të bukur të jetës së tij – është bërë prind për herë të parë.

Bashkëshortja e tij, Elmedina, ka sjellë në jetë fëmijën e tyre, të cilin çifti e ka pagëzuar me një emër shumë të veçantë e domethënës: Noè. Në një postim të ngrohtë në Instagram, Mirdoni ka shprehur lumturinë e tij duke shkruar: “Welcome Noè, baba ma i ri n’sheher”.

Fotografia e çiftit nga spitali, me kapele që mbajnë mbishkrimet “Mom” dhe “Dad”, shpreh gjithë gëzimin dhe krenarinë e prindërve të rinj, të cilët po nisin një kapitull krejtësisht të ri në jetën e tyre.

Urime dhe mesazhe dashurie kanë vërshuar për Mirdonin dhe Elmedinën, të cilët tashmë kanë marrë mbi vete rolin më të bukur e më të rëndësishëm, atë të prindit. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pamje nga demolimi i autobuseve ne junik 68a334ee715ae
Lajmi i mëparshëm

Pamje nga demolimi i autobusëve në Junik

deshi te behej mbret humbi edhe kalane pse mbeti thaci jashte ja cka kerkoi ai 68a33a30d488f
Lajmi i radhës

“Deshi të bëhej mbret, humbi edhe kalanë”, pse mbeti Thaçi jashtë? – Ja çka kërkoi ai

Të fundit nga

ShkoLartë