miratohet lista e anetareve te komisioneve parlamentare emrat i kalojne parlamentit per votim 68d3a0c440008

Miratohet lista e anëtarëve të komisioneve parlamentare, emrat i kalojnë Parlamentit për votim

September 24, 2025
1 minut lexim

Këtë të mërkurë u zhvillua mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, me rend dite miratimin e listës së anëtarëve dhe anëtarëve zëvendësues të komisioneve të përhershme parlamentare.

Listat u kaluan për miratim në seancën plenare, ku do të votohet për përbërjen e plotë të komisioneve të përhershme parlamentare.

“Në drejtimin e Kryetarit, z. Niko Peleshi, u zhvillua sot mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, me rend dite miratimi i listës së anëtarëve të komisioneve të përhershme të Kuvendit dhe miratimi i listës së anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit.

Në lidhje me dy pikat e rendit të ditës, ishin depozituar propozime edhe nga tre grupet parlamentare të opozitës. Çështja i kaloi për miratim seancës plenare së bashku me propozimet e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste të cilat u bënë me dije në mbledhjen e mëparshme”-thuhet në njoftim.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shkelzen gashi shperthen ndaj rames deshtak e mashtrues ke me perfundu ne burg 68d3a02542141
Lajmi i mëparshëm

Shkëlzen Gashi “shpërthen” ndaj Ramës: Dështak e mashtrues, ke me përfundu në burg

turqia arreston nje komedian dhe nje reper per nje shaka te vleresuar si fyese ndaj islamit 68d3a1340dd61
Lajmi i radhës

Turqia arreston një komedian dhe një reper për një shaka të vlerësuar si fyese ndaj Islamit

Të fundit nga

ShkoLartë