miratohet dekreti me firmen e maduros venezuela urdheron arrestimin e kujtdo qe mbeshtet sulmin e shba se 695c1626ec4f3

Miratohet dekreti me firmën e Maduros, Venezuela urdhëron arrestimin e kujtdo që mbështet sulmin e SHBA-së

January 5, 2026
1 minut lexim

Qeveria e Venezuelës publikoi të hënën dekretin, i cili i jep kompetenca të gjera presidencës dhe urdhëron forcat e sigurisë të kapin “çdo person të përfshirë në promovimin ose mbështetjen” e sulmit të Shteteve të Bashkuara kundër vendit të Amerikës së Jugut.

Dokumenti, i datës së shtunë, është nënshkruar nga presidenti i rrëzuar Nicolás Maduro, i cili u kap nga forcat ushtarake amerikane dhe aktualisht është i burgosur në Nju Jork.

“Agjencitë policore kombëtare, shtetërore dhe bashkiake duhet të ndërmarrin menjëherë kërkimin dhe kapjen në të gjithë territorin kombëtar të çdo personi të përfshirë në promovimin ose mbështetjen e sulmit të armatosur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër territorit të Republikës (…) me qëllim ndjekjen penale të tyre”, thuhet në tekst, të miratuar nga presidentja tani në detyrë, Delcy Rodríguez.

Dekreti ishte përgatitur dhe shpallur në fund të shtatorit, disa javë pas fillimit të vendosjes detare amerikane në Karaibe, por përmbajtja e tij ishte e panjohur, pasi ishte përditësuar me ngjarjet e fundjavës. Masa ka fuqinë e ligjit dhe do të mbetet në fuqi për 90 ditë, me një zgjatje të mundshme për 90 ditë të tjera.

Kushtetuta e Venezuelës përcakton që, në gjendje të jashtëzakonshme, një dekret i garanton presidentit pushtet pothuajse të plotë politik, ekonomik dhe shoqëror mbi vendin. Kjo është hera e parë që kjo dispozitë është përdorur që nga miratimi i Kushtetutës aktuale në vitin 1999, e cila thotë se mund të dekretohet në rast të një konflikti që “rrezikon seriozisht sigurinë e kombit, qytetarëve të tij ose institucioneve të tij”.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

delcy rodriguez betohet si presidente e perkohshme e venezueles qeveria publikon dekretin kush mbeshtet sulmin e shba se arrestohet 695c14741dc47
Lajmi i mëparshëm

Delcy Rodriguez betohet si presidente e përkohshme e Venezuelës. Qeveria publikon dekretin: Kush mbështet sulmin e SHBA-së, arrestohet!

alarmi i kokaines ne kosove rritje e frikshme tek te rinjte dhe femrat 695c1b4fc253e
Lajmi i radhës

Alarmi i kokainës në Kosovë, rritje e frikshme tek të rinjtë dhe femrat

Të fundit nga

ShkoLartë