miratohen 22 projekte per dibren me vlere rreth dy milione euro 6866b67c6068b

Miratohen 22 projekte për Dibrën me vlerë rreth dy milionë euro

July 3, 2025
1 minut lexim

Shkup, 3 korrik 2025 – Në thirrjen e dytë për marrjen e mjeteve nga kredia hungareze, Komunës së Dibrës i janë miratuar 2.080 milionë euro për realizimin e 22 projekteve infrastrukturore.

“Jam jashtëzakonisht krenar që, si kryetar i Komunës së Dibrës, së bashku me administratën time, kemi arritur të identifikojmë dhe projektojmë me saktësi të gjitha problemet dhe kërkesat e qytetarëve tanë. Falë punës dhe përkushtimit tonë të vazhdueshëm, me meritë kemi pasur projekte të miratuara për çdo thirrje të shpallur, duke siguruar mjete për realizimin e projekteve infrastrukturore, të cilat do të përmirësojnë ndjeshëm cilësinë e jetës në vendbanimet urbane dhe rurale të komunës sonë”, informoi kryetari i komunës Hekuran Duka.

Ai kumtoi se, mes tjerash, është parashikuar rikonstruimi i disa rrugëve në qytet, ndërtimi i rrugës lokale në fshatin Kosovrasti i Poshtëm, rrugën për fshatin Bomovë, rikonstruimi dhe rindërtimi i rrugëve për në disa fshatra, ndërtimi i rrjetit të kanalizimit në vendbanimin “Venec dy” dhe zgjerimi i rrjetit të furnizimit me ujë në qytet.

Duka theksoi se të gjitha projektet do të mbulohen financiarisht nga kredia hungareze.

“Me kënaqësi mund të them se puna në disa projekte dinamike infrastrukturore po zhvillohet sipas planit, me mjete nga thirrja e parë e Ministrisë së Vetëqeverisjes lokale, për mjete nga kredia hungareze, por edhe me bashkëfinancim nga ana e komunës. Si pushtet lokal gjithmonë jemi të përkushtuar për të përmbushur nevojat e banorëve tanë, në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm dhe përmirësimit të cilësisë së jetës”, tha për MIA-n kryetari i komunës, Duka.

Ai potencoi se në vitet e fundit disa rrugë në qytet janë rikonstruuar plotësisht, është rinovuar rrjeti i ujësjellësit, janë ndërtuar rrugë në fshatra, rezervuarë për ujë, rrjeti i ujësjellësit dhe vendparkime.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

fidani gjykimi per zjarrin ne klubin e nates puls ne kocan do te zhvillohet nga gjykata penale ne shkup 6866b18ee0ccd
Lajmi i mëparshëm

Fidani: Gjykimi për zjarrin në klubin e natës “Puls” në Koçan do të zhvillohet nga Gjykata Penale në Shkup

dush bashkise se vlores gjikondi rama ka bere nje termet te duhur 6866bfdb0ffb4
Lajmi i radhës

“Dush”, Bashkisë së Vlorës/ Gjikondi: Rama ka bërë “një tërmet” të duhur

Të fundit nga

Fabregasi po befason

Raportimet në Itali pretendojnë se Cesc Fabregas është i destinuar të bëhet pasardhësi ose i Hansi Flick te Barcelona, ose i Pep Guardiolës te Manchester City, dhe se ai ka pak gjasa
ShkoLartë