miratimi i rezolutes per shqiperine nga parlamenti evropian presidenti begaj i jep energji procesit te reformave drejt anetaresimit ne be 686e8cc8bdd19

Miratimi i rezolutës për Shqipërinë nga Parlamenti Evropian, presidenti Begaj: I jep energji procesit të reformave drejt anëtarësimit në BE

July 9, 2025
1 minut lexim

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përshëndeti vendimin e Parlamentit Evropian pas miratimit të rezolutës mbi ecurinë e progresit të Shqipërisë për vitet 2023 – 2024.

Në një postim në profilin e tij zyrtar në platformën X dhe në Facebook, Presidenti Begaj e vlerëson këtë rezolutë si mbështetje ndaj procesit të reformave që Shqipëria ka ndërmarrë për anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian.

“Konfirmimi dhe mbështetja e Parlamentit Evropian i jep Shqipërisë me rezolutën e fundit energji për procesin e reformave drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Mirënjohja duhet të shprehet me punë dhe bashkëpunim parlamentar në të gjitha drejtimet dhe për çdo aspekt të rezolutës”, – shprehet Presidenti Begaj.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

takimi i kryetarit gashi me karol mezhevan 686e83676d723
Lajmi i mëparshëm

Takimi i Kryetarit Gashi me Karol Mezhevan

shqiptari luftarak qe e frenonte dragan
Lajmi i radhës

Shqiptari luftarak që e frenonte Dragan Xhajiqin

Të fundit nga

Alarm për bombë në Aeroportin “Adem Jashari”

Një kërcënim me bombë është raportuar sonte në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur veprimet operative për të menaxhuar situatën dhe për të
ShkoLartë