miranda kerr flet per here te pare rreth ndarjes se orlando bloom dhe katy perry t 68b9d7d4b71cd

Miranda Kerr flet për herë të parë rreth ndarjes së Orlando Bloom dhe Katy Perry-t

September 4, 2025
1 minut lexim

Miranda Kerr ndau mendimin saj mbi ndarjen e Orlando Bloom dhe Katy Perry, duke folur në emisionin Kyle & Jackie O Show të KIIS FM të mërkurën, më 3 shtator. Supermodelja konfirmoi se ndarja e ish-burrit të saj me këngëtaren ishte miqësore dhe se ata janë në kontakt, për hir të vajzës së tyre, Daisy.

“I pashë vetëm gjatë fundjavës. Po festonim ditëlindjen e Daisy-t”, tha Kerr, e cila ka një djalë 14-vjeçar, Flynn Christopher Blanchard Copeland, me Bloom. 

“Jemi një familje e madhe dhe e lumtur. Katy është e mrekullueshme, e dua.”

Miranda Kerr theksoi më pas se sa e rëndësishme është të ruhet “harmonia” pas një ndarjeje kur ka fëmijë. 

“Nëse ka armiqësi, vetëm dëmton”, vuri në dukje ajo.

Katy Perry dhe Orlando Bloom konfirmuan fundin e lidhjes së tyre më 3 korrik.

Modelja më herët ka thënë se e vlerëson “familjen moderne” që ajo dhe bashkëshorti i saj model Evan Spiegel kanë krijuar. Miranda Kerr dhe Evan Spiegel kanë tre fëmijë: Hart, 7 vjeç, Myles, 5 vjeç dhe Pierre, 18 muajsh, ndërsa Perry dhe Bloom kanë Daisy, 5 vjeç.

“Ne shkojmë me pushime familjare së bashku, shijojmë shoqërinë e njëri-tjetrit. Ndihemi shumë mirë që kemi këtë familje të madhe.”

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

stabilizim i motit diteve vijuese maksimalet deri ne 30c 68b9d6afdbac0
Lajmi i mëparshëm

Stabilizim i motit ditëve vijuese, maksimalet deri në 30C

spb tetove arrestom sulmuesit e dy te rinjve ne tetove 68b9dbf83b547
Lajmi i radhës

SPB Tetovë arrestom sulmuesit e dy të rinjve në Tetovë

Të fundit nga

ShkoLartë