mira murati shpallet qytetare nderi ne vlore 68f3ec7483eb8

Mira Murati shpallet “Qytetare Nderi” në Vlorë

October 18, 2025
1 minut lexim

Në teatrin “Petro Marko” u zhvillua ceremonia e dekorimit me titullin e lartë “Qytetar Nderi i Vlorës”, ku u nderuan dy figura të shquara të vendit, znj. Mira Murati dhe z. Josif Gjipali.

Në fjalën e saj përshëndetëse, kryetarja e Këshillit Bashkiak të Vlorës, znj. Elpiniqi Mërkuri, vlerësoi kontributin e dy personaliteteve në fushat përkatëse të shkencës, teknologjisë dhe artit, duke theksuar se ky është një vlerësim që përfaqëson mirënjohjen e qytetit për bijtë e tij më të dalluar.

Vlerësime për dy figurat e nderuara kanë dhënë edhe veteranët e ekipit legjendar të Flamurtarit, Kreshnik Çipi dhe Vasil Ruci, të cilët janë gjithashtu iniciatorë të këtij vlerësimi, duke theksuar rëndësinë e njohjes së kontributit të personaliteteve që kanë bërë krenar emrin e Vlorës në Shqipëri dhe në botë.

Ceremonia u zhvillua në një atmosferë solemne, në prani të përfaqësuesve të pushtetit vendor, personaliteteve të artit dhe kulturës, si dhe qytetarëve vlonjatë që duartrokitën gjatë nderimit të dy figurave të spikatura.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

aktorja e njohur ia la qenit te saj pasurine prej 5 milione dollare 68f3d9d2678c4
Lajmi i mëparshëm

Aktorja e njohur ia la qenit të saj pasurinë prej 5 milionë dollarë?

kastrioti eliminohet nga kupa evropiane 68f3ecd47d81b
Lajmi i radhës

Kastrioti eliminohet nga Kupa Evropiane

Të fundit nga

ShkoLartë