minjte pushtojne grand place zemren turistike te brukselit 6aa2d26ada45f

​Minjtë pushtojnë “Grand Place” zemrën turistike të Brukselit

September 10, 2026
1 minut lexim

Problemi shumëvjeçar me minjtë në Bruksel është përhapur edhe në sheshin historik “Grand-Place” dhe zonën turistike përreth.

Mediat lokale raportojnë se minjtë po shihen gjithnjë e më shpesh pranë bizneseve dhe në rrugët e zonës së këmbësorëve.

Pamjet e një miu brenda vitrinës së një dyqani çokollatash në “Grand-Place” kanë tërhequr vëmendje të madhe në rrjetet sociale, përcjellë AA, transmeton KosovaPerss.

Autoritetet komunale kanë shtuar masat për luftimin e problemit. Që nga shkurti, gjatë 137 ndërhyrjeve, janë kapur 1.073 minj.

Në zonën e këmbësorëve janë vendosur edhe 15 kurthe inteligjente. Autoritetet lokale kan krijuar një grup të posaçëm pune dhe kanë rritur buxhetin nga 35 mijë në 100 mijë euro.

Kryetari i Brukselit, Philippe Close, ka deklaruar se zgjidhja e problemit është ndër prioritetet e qytetit.

Bizneseve, restoranteve dhe kafeneve po u ofrohen falas shërbime për eliminimin e brejtësve.

Megjithatë, opozita vlerëson se masat mbeten të pamjaftueshme. Sipas saj, prania e minjve po dëmton bizneset dhe po largon vizitorët gjatë mbrëmjes.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

fermeri nga fieri prodhon speca te kuq me helme kroacia gropos 14 7 tone 6aa2d1f038064
Lajmi i mëparshëm

​Fermeri nga Fieri prodhon speca të kuq me helme, Kroacia gropos 14.7 tonë

jul deda mohon akuzat se qendron pas nje faqeje anonime eshte shume e rende nuk do guxoja kurre ta beja kete 6aa2d31f66c47
Lajmi i radhës

Jul Deda mohon akuzat se qëndron pas një faqeje anonime: Është shumë e rëndë, nuk do guxoja kurrë ta bëja këtë

Të fundit nga

ShkoLartë