ministrja spiropali ne samitin e pare nderqeveritar shqiperi itali takim bilateral me zevendes kryeministrin dhe ministrin e jashtem antonio tajani 6915a6d7ecbae

Ministrja Spiropali në Samitin e parë Ndërqeveritar Shqipëri–Itali, takim bilateral me Zëvendës Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm Antonio Tajani

November 13, 2025
1 minut lexim

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, do të marrë pjesë në Samitin e parë Ndërqeveritar Shqipëri–Itali, ku delegacioni shqiptar kryesohet nga Kryeministri Edi Rama.

Gjatë ditës, Spiropali do të zhvillojë edhe një takim bilateral me Zëvendës Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm, Antonio Tajani.

Ky samit ndërqeveritar përfaqëson një moment të rëndësishëm për konsolidimin e bashkëpunimit dypalësh në fusha kyçe si mbrojtja dhe siguria, energjia, migracioni, shëndetësia, zhvillimi ekonomik dhe infrastrukturor, si dhe për përgatitjen e projekteve të përbashkëta për avancimin e partneritetit strategjik Shqipëri–Itali.

Ministrja Spiropali do të theksojë rëndësinë e bashkëpunimit dypalësh përballë sfidave globale të sigurisë dhe do të rikonfirmojë përkushtimin e Shqipërisë për të avancuar bashkëpunimin me Italinë në fushat prioritare të partneritetit strategjik.

Gjatë takimit të sotëm, Ministrja Spiropali do të nënshkruajë Memorandumin e Mirëkuptimit mbi Bashkëpunimin në Sigurinë Kibernetike me homologun Antonio Tajani.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

bozhinovska de groot mundesi per investime te medha ne energji dhe transformim te gjelber ne maqedoni 6915a4d316bb8
Lajmi i mëparshëm

Bozhinovska – De Groot: Mundësi për investime të mëdha në energji dhe transformim të gjelbër në Maqedoni

gazeta sllovene kosova ka kapur futbollin e historise 6915a74530b6c
Lajmi i radhës

​Gazeta sllovene: Kosova ka kapur futbollin e historisë

Të fundit nga

ShkoLartë